Tragjedia e avionit Malaysia Airlines ishte një aksident

 

Humbja e të gjithë pasagjerëve në avionin e Malaysia Airlines MH370 është aksidentale. Kështu kanë deklaruar autoritetet malajziane, duke i dhënë fund misterit dhe duke i hapur rrugën procesit të kompensimit të familjarëve.

“Me dhimbje të madhe e me zemër të thyer, në emër të qeverisë malajziane deklaroj se ajo çfarë ndodhi me fluturimin MH370 ishte një aksident, dhe se të gjithë pasagjerët e anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën”, dekalroi Azharuddin Abdul Rahman, drejtor ekzekutiv i Aviacionit Civil Malajzian.

Në bazë të hetimeve për avionin u arrit në përfundimin se ngjarja ishte aksident dhe në këtë përkufizim përfshihet zhdukja e avionit me të gjithë pasagjerët në bord. Familjarët e pasagjerëve do të kompensohen nga qeveria e Malajzisë, por shpallja e tragjedisë si aksident i ka irrutuar ata, vecanërisht kinezët.

Deri tani, anijet e kërkimit kanë kontrolluar një sipërfaqe prej 18,000 km katrorë, por asnjë gjurmë e avionin nuk është gjetur. E kosnideruar një nga ngjarjet më misterioze të transportit ajror, avioni me me 239 pasagjerë në bord u nis nga Kuala Lumpur me destinacioni Pekininme tëtë mars të vitit 2014. Pak minuta pas ngritjes, avioni humbi nga radarët./oranews

Artikulli paraprakPaditet 8 vjeçari se përkrahu sulmuesit e Charlie Hebdo
Artikulli vijuesJabllanoviç: Kurti nuk po kërkon largimin tim, por rrëzimin e Qeverisë