Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë një paraqitjeje në pallatin e ri presidencial në Ankara, në takimin me sipërmarrësit e ri, ka thënë se është “arrogante” nga autoritetet izraelite të dënojnë sulmet e fundit në Paris pasi që ushtria izraelite vitin e kaluar ka kryer ofensivën në Rripin e Gazës gjatë së cilës janë vrarë mbi 2.600 palestinez, raporton Anadolu Agency (AA). “Kjo është arrogancë e pastër, që ata të cilët në duart e tyre kanë gjurmët e gjakut të fëmijëve, të cilët janë vrarë ndërsa luanin në plazh, të dënojnë terrorizmin. Nëse autoritetet izraelite, nuk them populli izraelit, dëgjoni me vëmendje, në Gaza dhe Palestinë vrasin 2.600 deri 2.700 persona, duke përfshirë edhe fëmijë, atëherë unë i mallkoj”, ka deklaruar Erdogan. Qeveria izraelite disa ditë më parë ka dënuar sulmet e fundit terroriste në Paris. Ai ka kujtuar deklaratën e fundit në të cilën e ka kritikuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun për pjesëmarrjen në marshin e solidaritetit të mbajtur në Francë sepse Netanyahu, thotë Erdogan, në shtëpinë e tij zbaton terrorizëm ndaj palestinezëve. “Si ka mundur Netanyahu të shkojë atje, kjo është hipokrizi. Dy muaj më parë Gazën e ka rrafshuar me tokën, ka vrarë 2.600 njerëz. Përse nuk dëgjohet zëri i këtyre njerëzve, liderëve që ishin në Francë? Ku është humaniteti në Siri ku janë vrarë 350 mijë njerëz, përse nuk flisni për këtë”, ka deklaruar presidenti turk.
You Might also Like
Ushtria turke shkatërron 27 objektiva të terroristëve në veri të Irakut
Avionët e ushtrisë turke kanë shkatërruar 27 objektiva ku mes tyre ka depo armatimesh dhe…
By
1 Min Read
Përderi sa Berat Buzhala (expressi) i nënçmon refugjatët Sirian, kështu i priti kryeministri kanadez refugjatët e parë nga Siria
Refugjatët e parë sirian kanë arritur në Kanada pas vendimit të kryeministrit liberal të zgjedhur…
By
2 Min Read
Turqia u jep një varr refugjatëve të mbytur: fluks njerëzish në det, por edhe në varreza
Punonjësit e bashkisë së Izmirit sheshojnë dheun mbi dy qivurë, njëri pas tjetrit, ndërsa një…
By
6 Min Read
Reagon Davutoglu: Rusia të bombardojë ISIS-in jo civilët
Kryeministri Ahmet Davutoglu, reagoi ndaj sulmeve kundër turkmenëve të Bayırbucak në Siri. Kryeministri Davutoglu, bëri…
By
2 Min Read
Del Ponte ndjek krimet e luftës në Siri
Carla Del Ponte është emëruar nga Këshilli për të drejtat e njeriut në kuadër të…
By
1 Min Read
Çfarë po ”Ndërton” Erdogan në Turqi
Rexhep Taip Rrdogan habiti të gjithë botën vitin e kaluar kur prezantoi pallatin e tij…
By
2 Min Read
