Papunësia në BE: Niveli më i ulët në tri vitet e fundit

Papunësia në BE ka shënuar rënie  në dhjetor, duke rënë në nivelin më të ulët në tri vitet e fundit. Sipas agjencisë të statistikave Eurostat  për shkak të rimëkëmbjes ekonomike në të gjitha vendet e BE-së, shkalla e papunësisë është llogarituar në 9,9 për qind.

 

Në përgjithësi, në dhjetor ishin 18.13 milionë burra dhe gra të mbetur pa punë  në vendet e eurozonës. Shkalla më e ulët e papunësisë në BE është në Gjermaniame 4.8 për qind, ndërsa më e larta në Greqi me 25,8 për qind.

 

Trendi është në rënie pothuajse kudo në Evropë. Rritje e papunësisë është raportuar Finlandë, Itali dhe Francë.

Artikulli paraprakZvicra përballë recesionit
Artikulli vijuesDëbohet nga Zvicra i dyshuari për lidhje me shtetin islamik