Qeveria e qendrës së djathtë në Norvegji është duke përgatitur draft- ligjin për ndalimin e fenomenit të lypjes në rrugë në këtë vend skandinav.
Sekretari norvegjez i shtetit, Vildar Brein-Karlsen ka deklaruar për televizionin shtetëror norvegjez NRK se drafti parashikon dënime për lypësit dhe ata që i shtyjnë të lypin.
Brein-Karlsen ka shtuar se drafti parashikon edhe dënime për ata që u japin të holla, ushqim apo mallra dhe shërbime tjera, kur çojnë drejt fenomenit të lypjes.
Norvegjia aktualisht nuk ka ligj shtetëror i cili ndalon lypjen, por me ardhjen e refugjatëve dhe emigrantëve është paraqitur problem i madh i lypjes nëpër rrugët e qyteteve norvegjeze. /A.A/kohaislame