Gazprom kërkon nga Ukraina 2.5 miliardë dollarë shtesë për gazin

Gazprom-i rus ka kërkuar nga Ukraina 2.5 miliardë dollarë për gazin e paharxhuar të cilin gjoja ia ka borxh në bazë të marrëveshjes së nënshkruar më herët.

Gazprom në kumtesën i ka dhënë afat prej dhjetë ditëve Naftgaz-it ukrainas për të bërë pagesën e kësaj shume.

Ndryshe, mes Rusisë dhe Ukrainës ka kontest të kamotshëm për gazin pasi në Ukrainë në vitin 2014 në pushtet erdhën politikanë të orientuar properëndimor.

Në pritje të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, rregullisht kanë nënshkruar marrëveshje të përkohshme që Ukrainës i mundësonin furnizimin me gaz.

Artikulli paraprakTurqia presion BE-së: Pa 3 miliard euro s'ka marrëveshje
Artikulli vijuesVIDEO – Mesazh për ata që mundohen me luftu Islamin