Banka Qendrore e Rumanisë uli normën referente të interesit në një minimum të ri historik, me qëllim për të ringjallur inflacionin i cili është në nivelin më të ulët gjatë gjashtë muajve.
Banka Qendrore ul me 25 pikë përqindje normën bazë të interesit, duke e çuar atë në 2,25 nga niveli i mëparshëm prej 2,5 përqind.
Bordi i Bankës Qendrore të Rumanisë shpreson se bankat komerciale do të fillojnë të japin më shumë kredi dhe në këtë mënyrë të rrisin ekonominë e vendit.
Përveç kësaj, Banka Qendrore synon të ndalë rënien e inflacionit që ndodh për shkak të çmimeve të ulëta të naftës në muajt e fundit.
Në dhjetor 2014 inflacioni në Rumuni ishte 0,8 përqind në nivelin ndërkombëtar./AA/kohaislame