Presidenti Rexhep Tajip Erdogan nëpërmjet një telefonate i shprehu ngushëllimet Mbretit Abdullah për pilotin e vrarë nga ISIS. Sipas burimeve të Presidencës, gjatë bisedës telefonike duke theksuar keqardhjen po ashtu shprehu ngushëllime familjes së pilotit të vrarë dhe gjithë popullit jordanez.
Duke e dënuar ashpër rastin, ai potencoi se terrorizmi duhet të luftohet së bashku.
Nga ana tjetër, Mbreti Abdullah u shpreh se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi në luftimin e terrorizmit që po i prek zonat rajonale.
Po ashtu, në këtë bisedë u cek edhe bashkëpunimi që duhet bërë në lidhje më çështjen e Sirisë.