Francë – 400 të dyshuar për terrorizëm nën ndjekjen e policisë

Autoritetet e rendit në Francë janë vënë në ndjekje të rreth 400 të dyshuarve, të identifikuar nga shërbimet sekrete si terroristë të mundshëm.
 
“Shërbimet sekrete franceze dyshojnë se këta të dyshuar bëjnë pjesë në celula të fjetura, apo të lidhura me organizata të tipit Al-Kaida, që mund të godasin njësoj si vëllezërit Kouachi”, deklaroi ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, gjatë një interviste për agjencinë “Associated Press”.
Në Francë, janari i kaluar u bë skenë e një sërë atentatesh terroriste, që çuan në vdekjen e rreth 20 personave.
Artikulli paraprakMuslimanët holandezë të shqetësuar për rritjen e islamofobisë
Artikulli vijuesImami i Xhamisë së Stockholm-it kërcënohet me vdekje