Turqia çdo ditë dërgon 10 mijë bukë në Jerablus

Në furrat fushore të ngritura në Nënprefekturën Karkamësh të rrethit Gaziantep piqen 10 mijë bukë të cilat dërgohen për njerëzit në nevojë në nënprefekturën Jerablus që varet nga Halepi në Siri.

Ndërkaq në këtë nënprefekturë që është pastruar me operacionin ‘Mburoja e Eufratit’ që zhvillohet me personelin e Forcave të Armatosura Turke dhe Forcave Speciale në bashkëpunim me Forcat e Koalicionit vazhdojnë të kthehet e banorët e vërtetë të këtij vendi.

Mangësitë e infrastrukturës së Jerablusit, ku numri i banuesve ka arritur në 25 mijë (shumë pak në krahasim me numrin e banuesve para luftës civile), plotësohen nga ana e Turqisë.

Uji dhe energjia për këtë rajon sigurohet nga rrethi i Gaziantepit.

Artikulli paraprakPentagoni: Forcat speciale amerikane në mbështetje të ushtrisë turke
Artikulli vijuesStudentët nuk e duan kishën serbe në oborrin e UP-së