Pasqyra diagnostikuese që lexon në fytyrë parametrat jetësorë

Deri më tani, na është dashur të shkojmë tek doktori për të konstatuar nëse jemi mirë, apo jo. Mirëpo pas disa kohësh ndoshta ata që do të jenë më me fat nga ne, do kenë mundësi që të përcaktojnë gjendjen e tyre edhe thjesht përmes një pasqyre. Kjo pasqyrë lexon në distancë parametrat jetësorë kryesorë, nga ritmi kardiak deri te përqendrimi i oksigjenit në gjak.
Disa kërkues në Universitetin Massachusetts, kanë zhvilluar një teknologji që percepton një valë fluksi të gjakut të pompuar nga zemra në ciklin e saj, duke vlerësuar në distancë dritën e reflektuar nga lëkura e fytyrës. Kjo dritë lëviz në sinkronë me variacionet e transmetuara nga vala e presionit.
Metoda e aplikuar nga studiuesit e Massachusettsit është ekonomike dhe nëse arrin të zëvendësojë një sërë aparaturash njëherësh, atëherë kjo do të jetë shumë funksionale, në ato rastet kur bëhet fjalë për fëmijë apo edhe të sëmurët me parkinsonin që dridhen. Çmimi i kësaj pasqyre, e cila është e përfaqësuar nga kamera, si ato të lidhura me kompjuterët e zakonshëm, mund të jetë rreziku që kjo kamera të përdoret nga të gjithë.
Psikologët që vlerësojnë studimin, thonë se kjo është një ide intrigante, por mund të shpërthejë fobi të ndryshme. P.sh. njerëzit që kanë fobi pamjen e tyre, mund të vuajnë më shumë akoma nga kjo ide. Por mund të ndodhë edhe që kamera, si mjet teknologjik, të pësojë ndonjë defekt dhe të japë rezultate të rreme dhe e gjithë kjo situatë mund të kthehej në një bumerang për pacientët.Gjithashtu pasqyra mund të përbëjë rrezik edhe për ata të cilët skuqen shpejt nga turpi, apo për ata të cilët janë të fiksuar pas pasqyrave.
Artikulli paraprakRrezikohen miliona njerëz nga diagnozat në internet
Artikulli vijuesBateritë e përdorura dëmtojnë seriozisht shëndetin