Rrezik për shëndetin kur bateritë e përdorura nuk riciklohen. Kryesisht bateritë që përdoren për automjetet, janë një ndër ndotësit kryesorë të zonave urbane. Në vendin tonë këto bateri mund t’i blejmë në çdo dyqan që tregton pjesë për automjete. Por problemi qëndron se ku hidhen bateritë e përdorura. Dy elementët kryesorë, të cilët hyjnë në trupin e njeriut duke dëmtuar seriozisht shëndetin, janë plumbi dhe acidi sulfurik. Këta dy elementë të dëmshëm mund të merren nga ajri, uji dhe zarzavatet e mbjella pranë zonave të prekura kryesisht prej plumbit. Në shumë raste bateritë e vjetra të automjeteve përfundojnë në koshin e plehrave ku hidhen mbetjet urbane, gjë që duhet të jetë e ndaluar, pasi ato janë shumë të rrezikshme për mjedisin, por edhe për shëndetin tonë. Kryesisht këto bateri pasi konsumohen, në rastin më të mirë përfundojnë në koshin e plehrave, ose gjenden të hedhura në tokë, duke përbërë rrezik jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët. Në kryeqytet ndodhen shumë pika grumbullimi dhe riparimi të baterive të automjeteve, të cilat janë rrezik për personat që punojnë në këto servise pasi nuk mbajnë veshje mbrojtëse, por edhe për banorët pranë këtyre zonave. Por rreziku nuk vjen vetëm nga këto bateri, por edhe nga ato që ne i përdorim për konsum të përditshëm, për telekomandat, lodrat e fëmijëve etj.
You Might also Like
Gjelbërimi ndikon pozitivisht në “luftën” kundër stresit
Nje studim tregon se nivelet e stresit tek të papunësuarit janë të lidhura më shumë…
By
3 Min Read
8 Vitaminat që duhet të merrni çdo ditë
Nëse konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe jetoni një mënyrë jetese të shëndetshme, nuk do të…
By
6 Min Read
Ja 20 çajrat për shumë sëmundje në stinën e dimrit
20 ÇAJRAT QË MJEKOJNË SHUMË SËMUNDJE ! Çajrat nuk mund t’i shërojnë të gjitha sëmundjet,…
By
7 Min Read
Ushtrimet fizike riparojnë trurin e dëmtuar nga alkoli
Praktika e ushtrimeve fizike mund të jetë një metodë tërheqëse terapeutike për t’u larguar nga…
By
1 Min Read
Më mirë pemë të plota, se lëngje pemësh
Ngrënia e gjithë frutës është shumë më e mirë, sesa pirja e lëngut, thotë ekspertët…
By
1 Min Read
Grejpfruti, i ndaluar kur jeni duke pire disa lloj medikamentesh
Konsumimi i grejpfrutit nderkohe qe jeni duke pire disa medikamente nuk keshillohet. Ja cilat jane…
By
1 Min Read
