Rrezik për shëndetin kur bateritë e përdorura nuk riciklohen. Kryesisht bateritë që përdoren për automjetet, janë një ndër ndotësit kryesorë të zonave urbane. Në vendin tonë këto bateri mund t’i blejmë në çdo dyqan që tregton pjesë për automjete. Por problemi qëndron se ku hidhen bateritë e përdorura. Dy elementët kryesorë, të cilët hyjnë në trupin e njeriut duke dëmtuar seriozisht shëndetin, janë plumbi dhe acidi sulfurik. Këta dy elementë të dëmshëm mund të merren nga ajri, uji dhe zarzavatet e mbjella pranë zonave të prekura kryesisht prej plumbit. Në shumë raste bateritë e vjetra të automjeteve përfundojnë në koshin e plehrave ku hidhen mbetjet urbane, gjë që duhet të jetë e ndaluar, pasi ato janë shumë të rrezikshme për mjedisin, por edhe për shëndetin tonë. Kryesisht këto bateri pasi konsumohen, në rastin më të mirë përfundojnë në koshin e plehrave, ose gjenden të hedhura në tokë, duke përbërë rrezik jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët. Në kryeqytet ndodhen shumë pika grumbullimi dhe riparimi të baterive të automjeteve, të cilat janë rrezik për personat që punojnë në këto servise pasi nuk mbajnë veshje mbrojtëse, por edhe për banorët pranë këtyre zonave. Por rreziku nuk vjen vetëm nga këto bateri, por edhe nga ato që ne i përdorim për konsum të përditshëm, për telekomandat, lodrat e fëmijëve etj.
You Might also Like
Hithra, kuzhina dhe dobitë shendetsorë
Janë bime gjethore qe kane rendësi te madhe si ne mjekësinë popullore ashtu edhe ne…
By
Redaksia
5 Min Read
Gjinekologjia dhe Neonatologjia e QKUK-së përballen me kushte të vështira
Klinikat në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që kanë të bëjnë me lindjen e fëmijës…
By
Redaksia
3 Min Read
Lërini fëmijët të mërziten, nganjëherë më e vlefshme sesa jeta aktive
Fëmijët duhet të lejohet të mërziten në mënyrë që të zhvillojnë aftësinë e tyre për…
By
Redaksia
5 Min Read
Akaciet e bardha (Bagreni)
Ndoshta ju ka shkuar mendja për çokollatë dhe në vend të saj kërkoni një gjë…
By
Redaksia
7 Min Read
Ushqimi që duhet përdorur gjatë menstruacioneve
Gjatë menstruacioneve kemi humbje të gjakut d.m .th. oksigjenim më të paktë të qelizave të…
By
Redaksia
2 Min Read
12 rregullat bazë për higjienën intime të femrës
Femrat shpesh bisedojnë dhe ndajnë përvojat dhe këshillat për kujdesin e lëkurës, flokëve dhe për…
By
Redaksia
5 Min Read
