Deri tani ka pasur lajme të bujshme në media, ku flitej se qindra, në mos mijëra muslimanë të rinj janë duke u “radikalizuar” në Siri dhe Irak, ku po luftojnë për ISIS.
Por ajo që nuk po raportohet shumë, e që është po aq e rëndësishme, është se ka edhe qindra luftëtarëve të huaj që zbarkojnë në rajon për të luftuar kundër ISIS, në grupe të krishtere. Gjithnjë e më shumë, të huajt perëndimor janë bashkuar me një milici të re të krishterë të quajtur Dwekh Nawsha.
Milicia Dwekh Nawsha, që do të thotë vetë-sakrificë në gjuhën e lashtë aramaike, është njëri nga grupet jo pak esktreme.
Dwekh Nawsha operon përkrah forcave Peshmerga kurde për të mbrojtur fshatrat e krishtera në vijën e frontit në provincën Niniva.
Një nga anëtarët e saj, gjithashtu vepron si rekrutuesi, Brett thotë se ai dëshiron të krijojë një “batalion të luftëtarëve të huaj”.
Në javën e tij të parë në detyrë, ai solli pesë vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja, të cilët ai thotë se kanë përvojë ushtarake ose si kontraktues.
Kontigjenti i huaj është i vogël tani, por interesi është në rritje dhe Brett thotë se ai ka 20 vullnetarë që tashmë priten për t’u rreshtuar.
Dwekh Nawsha madje rekrute femra.
Daily Mail raporton se militantët janë duke marrë ndihmë ushtarake nga njerëz në Perëndim. Edhe ABC News raporton se “disa evropianë janë duke folur për një “pelegrinazh të armatosur” në Irak, duke thënë se ajo që është e nevojshme është një “kryqëzatë e pestë”. /mesazhi/
You Might also Like
Siri – Opozitarët zgjedhin kryeministrin
Koalicioni Kombëtar Sirian i Forcave Opozitare dhe Revolucionare ka zgjedhur Gasan Hiton si kryetar të…
By
Redaksia
2 Min Read
Siri, fëmijët po torturohen
Fëmijët në Siri janë subjekt torture, burgosjeje dhe rrëmbimesh, e të tilla mizori duhen dokumentuar…
By
Redaksia
2 Min Read
A mund të mbijetojë BBC dhe media britanike?
A do të jetë kriza aktuale që po “gllabëron“ BBC-në gozhda e fundit në qivurin…
By
Redaksia
6 Min Read
Davutoglu: Pas sulmeve në Turqi dhe Europë qëndron politika e gabuar e Perëndimit ndaj Sirisë
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, në një fjalim të mbajtur në Ankara ka pohuar se:…
By
Redaksia
1 Min Read
Britani, Kreu i Gjykatës bën thirrje per mirëkuptim ndaj shamisë
Presidenti i Gjykatës Supreme në Britani, Lordi David Neuberger, ka bërë thirrje për shfaqje të…
By
Redaksia
2 Min Read
Kerry: Me Assadin nuk ka paqe në Siri
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë…
By
Redaksia
1 Min Read
