Mësimet e mbrapshta ekonomike, me shembullin e një grabitje…

Gjatë një vjedhje me armë, njëri prej hajdutëve u bërtet klientëve:
-Mos të lëviz asnjëri, parat i përkasin shtetit! Por jeta u përket juve!.
Të gjithë u shtrinë të qetë përtokë. Kjo metodë quhet: « Mind changing concept»
E cila në shqip ka kuptimin e: Koncept që të ndryshon mendjen.
 
Kur grabitësit u kthyen në shtëpi me milionat që vodhën vëllai i vogël, me diplomë dhe master për ekonomi, i thotë vëllait të madh i cili kishte mbaruar vetëm arsimimin bazë:
-Hajde të numërojmë paratë që morëm.
Por vëllai i madh që kishte mbaruar vetëm arsimimin bazë ia kthen:
-Mos je gjë budalla! Janë kaq shumë parat sa do të na duhen orë të tëra për ti numëruar. Rri qetësohu pi një kafe dhe në darke do dëgjojmë lajmet dhe to të tregojnë për vjedhjen, gjithashtu do të referojnë edhe shumën e sakët që kemi marr!
Kjo mënyrë reagimi quhet: «Experience» (në shqip përvojë). Pra është e qartë se kjo është më e rëndësishme se sa masterat e sotëm.
 
Por në bankë, pas grabitjes që u bë, arkëtari i thotë drejtorit që të telefonojë menjëherë policinë. Por drejtori i diplomuar i thotë me qetësi:
-Mos e telefono akoma! Shansi është afërsisht 20 milion  që na grabitën, të marrim edhe ne 10 milion dhe rreth 70 milion që janë abuzuar, do të themi që na vodhën 100 milion!
 
Kjo metodë nëpër universitet quhet: Swim with the tide.
Që në shqip ka kuptimin: Noto me baticën, pra, përdorim një rast të keq për dobinë tonë.
Arkëtari thotë:
-Sa mirë do të ishte të kishim një grabitje çdo muaj!
Kjo quhet: «Killing boredom» i thotë drejtori.
Në shqip: «Të vrasim mërzinë» e cila në parafrazim do të thotë: «Arritja personale është më e rëndësishme se sa puna jote».
 
Në mbrëmje, në lajme u njoftua që ishin vjedhur një shumë prej 100 milion parash nga banka. Por tani grabitësit i numëroni dhe i rinumëronin, por shuma që kishin në duart e tyre nuk i tejkalonte të 20 milion. I nevrikosur njëri  nga grabitësit thotë:
-Vumë jetën tonë në rrezik për 20 milion, kurse drejtori me shtypjen e një butoni i spastroi 80 milion! Duket qartë si përfundim se është me e leverdishme dhe e pa rrezikshme që të jesh drejtor banke se sa garbitës!
 
Kjo quhet: «knowledge is worth as much as gold!»
Që në shqip do të thotë: «Njohuria është aq e çmuar sa floriri!»
Drejtori ishte shumë i gëzuar që me këtë grabitje mbuloi të gjitha shpërdorimet e tij.
Kjo quhet: «Seizing the opportunity and Daring to take risks!»
Që në shqip përkthehet: «E rrëmbejë shansin dhe Guxojë të marrë rrezikun!»
 
Dhe më vjen keq nëse je me diplomë ekonomistë…

Ja këto janë parimet e mbrapshta mbi të cilat funksionon kapitalizmi…

Artikulli paraprakPishina më e thellë në botë
Artikulli vijuesQosja: Bashkimi i shqiptarëve, i pashmangshëm