Si ta ndihmoni një person që vuan nga një krizë epileptike ?

Shume njerëz sot vuajnë nga epilepsia, një sëmundje që në rastet më të shpeshta të kap papritmas dhe që çon personin të mos arrij të kontrolloj dot trupin e vet dhe kështu ai mund të vritet.  Kjo guide ju shpjegon sesi te ndihmoni një person që e kap kriza epileptike.
 
 
Nëse shikoni një person që është  pre nje ataku epileptik , që manifestohet, zakonisht me disa lëvizje ( te shpejta, dridhje, humbje te kontrollit) trupi , duhet te veproni menjeherë. Për fat të keq nuk ka mënyre që të evitoni atakun epileptik, por mund të evitohen dëmet që një person pavetëdije mund të bëj.
 
 
Gjëja e parë që duhet të bëni është të shtrini personin , në mënyrë që ky i fundit të mos vritet , më pas të shikoni nëse gjuha ka mbetur midis dhëmbeve, sepse ka shume mundësi qe pacienti të kafshoj gjuhën për shkak të spazmave muskulore. Pra në çdo rast nëse arrini vendosini  një shami cope midis dhembeve.
 
 
Mundohuni t’i mbani pa lëvizur këmbet dhe duart , në mënyrë që personi duke i përplasur mos te vritet. Por nuk duhet te ekzagjeroni , meqe duke e mbajtur shume pa lëvizur, kjo gje mund te jete kunder produktive . Per fat te keq nuk eshte mundur te beni gje tjeter derisa kriza te përfundoj, prandaj prisni me durim.

Çfarë është epilepsia ?
 
Sëmundja e epilepsisë është një grup i çrregullimeve neurologjike afatgjatë që karakterizohen nga krizat ose atakët epileptike. Këto kriza mund të jenë të shumëllojshme, duke filluar që nga ato të shkurtrat që zgjasin shumë pak, nganjëherë edhe gati të padukshme, e deri tek ato që zgjasin gjatë duke shkaktuar dridhje apo shkundje të fuqishme. Krizat epileptike janë rezultat i një aktiviteti jo normal të qelizave të trurit. Truri kontrollon veprimet e trupit, ndjenjat dhe emocionet nëpërmjet qelizave nervore (neuroneve), të cilat transmetojnë mesazhe midis trurit dhe trupit. Këto mesazhe transmetohen përmes impulseve të rregullta elektrike. Një atak ndodh pikërisht kur çrregullime të papritura të aktivitetit elektrik në tru, prishin këtë lloj modeli. Pra krizë (atak) quhet çdo episod i çrregullimit neurologjik. Krizat mund të jenë me konvulsione (me dridhje) ose mund të shfaqen me ndryshime të tjera në funksionin neurologjik (për shembull çrregullime ndjesore, njohëse, emocionale, etj). Krizat mund të ngatërrohen shpesh edhe me gjendjen e të fiktit prandaj në këto raste ka mjaft rëndësi diagnoza e saktë diferenciale nga mjekët specialistë. Kriza të veçuara, jo të përsëritura, mund të ndodhin në individë krejtësisht të shëndoshë për një varg arsyesh, në këto rrethana nuk thuhet se ky individ ka epilepsi. Epilepsia nuk mund të shërohet, por krizat mund të kontrollohen në rreth 70 për qind të rasteve, kur pacientët mjekohen në mënyrë korrekte. Jo të gjitha rastet me epilepsi vazhdojnë përgjatë gjithë jetës dhe një numër i konsiderueshëm njerëzish janë përmirësuar deri në atë pikë sa mund të mos marrin më mjekime, por kjo gjithmonë nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekut. Sot në të gjithë botën rezultojnë të prekur nga epilepsia rreth 1 për qind, e njerëzve dhe rreth 80 për qind e rasteve ndodhin në vendet që janë në zhvillim.
 
 
 
Cilat janë kategoritë që preken më shumë nga kjo sëmundje?
 
Epilepsia bëhet më e zakonshme me kalimin e moshës. Prek më shpesh meshkujt sesa femrat. Në vendet që janë në zhvillim prek më tepër fëmijët e rritur, si dhe të rinjtë për shkak të numrit më të madh të traumave dhe të sëmundjeve infektive në këto mosha. Në vendet e zhvilluara me nivel të lartë ekonomik, social dhe shëndetësor ka rënë mjaft numri i të prekurve në mosha të reja. Në këto vende preken më shumë moshat e vjetra që janë më të ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm.
 
 
 
Po çfarë e shkakton epilepsinë?
 
Shkaktarët nuk është se janë gjithmonë të njohur. Por, një klasifikim i mundshëm është ai në raport me moshën në të cilën shfaqet epilepsia. Në foshnjat e porsalindura ndikon asfiksia para ose gjatë lindjes, keqformimet e lindura të trurit, niveli I ulët i magnezit, i sheqerit në gjak, infeksionet, janë shkaqet më të shpeshtë të krizave. Në fëmijërinë e hershme, traumat dhe infeksionet janë shkaktarët më të shpeshtë, por krizat me origjinë të panjohur mbizotërojnë në shumicën e të sëmurëve. Tek të rriturit si faktorë mund të përmenden alkoolizmi, tumoret e trurit, traumat e ndryshme, çrregullime të metabolizmit, pamjaftueshmëria e mëlçisë. Rol në shfaqjen e krizave luajnë edhe faktorët gjenetikë. Personat që kanë në rrethin e tyre familjar persona që vuajnë nga kjo sëmundje rezultojnë sipas studimeve më të predispozuar për t’u prekur nga sëmundja e epilepsisë.
 
 
 
Cilat janë shenjat më të zakonshme klinike që paralajmërojnë praninë e kësaj sëmundje dhe si ndodh shfaqja e tyre ?
 
Epilepsia karakterizohet nga një rrezik afatgjatë i krizave të përsëritura. Krizat mund të paraqiten në mënyra të ndryshme, në varësi nga zona e trurit që preket, si edhe nga mosha e personit. Lloji më i zakonshëm i krizave (në rreth 60 për qind të rasteve) janë konvulsionet (dridhjet) dhe forma tjetër prezantohet në mënyrë jokonvulsive, si për shembull me një humbje të vetëdijes që zakonisht zgjat rreth dhjetë sekonda. Në pjesën më të madhe të rasteve, kriza fillon me një paralajmërim (aura). Kjo mund të jetë në formën e një gjendjeje mendore komplekse, emocion, frikë, halucinacione, etj. Në pjesën tjetër të rasteve, i sëmuri nuk perception apo nuk ndijon, por humb vetëdijen që në fillim të krizës. Vetë konvulsioni (dridhja) mund të fillojë me një klithmë të fortë. I sëmuri bie në tokë dhe mund të dëmtohet. Anësitë zakonisht janë të mbledhura, koka dhe sytë janë të shmangura. Frymëmarrja mund të ndalohet për gati një minutë dhe i sëmuri bëhet cianotik (blu,mavi) që zhduket me rikthimin e frymëmarrjes. Dhëmbët janë të shtrënguar, goja e mbyllur dhe mund të kafshohet edhe gjuha. I sëmuri mbetet pa vetëdije nga disa minuta deri në gjysmë ore, dhe pas rikthimit të saj të sëmurët flenë për disa orë. Pas një krize epileptike është e zakonshme një dhimbje koke.
 
 
 
Cila është prognoza e sëmundjes dhe masat parandaluese ?
 
Në përgjithësi epilepsia është një sëmundje kronike, por mjekimi i rregullt dhe adekuat nga mjekët specialistë neurogë, arrijnë të kontrollojnë në mënyrë efektive krizat në rreth 70 për qind të rasteve. Këta pacientë mund të zhvillojnë një jetë normale familjare dhe sociale. Është vënë re që të gjithë ata pacientë që punojnë rregullisht, jo vetëm që forcohen fizikisht, por zhvillohen më tej nga ana intelektuale, psikologjike dhe aktivizohen më mirë në jetën shoqërore. Ata nuk duhet të ushtrojnë profesione të tilla që mund të rrezikojnë jetën gatë krizës si për shembull zjarrfikës, pranë makinerive, në lartësi, pranë mjeteve lëvizëse, etj. Këtyre pacientëve u rekomandohet një jetë aktive, ushtrime të lehta, por jo lodhje të tepruara që mund të provokojnë krizat. Duhet të shmanget pirja e duhanit, alkoolit, drogës, marrja e lëngjeve me sasi të tepruar. Nuk duhet prishur regjimi ditor dhe në mënyrë të veçantë regjimi i gjumit. Gjumi është mjaft i domosdoshëm për këta pacientë.
 
 
 
Dy forma
t më të shpeshta të shfaqjes së krizave 
 
Lloji më i zakonshëm i krizave (në rreth 60 për qind të rasteve) janë konvulsionet (dridhjet) dhe forma tjetër prezantohet në mënyrë jokonvulsive, si për shembull me një humbje të vetëdijes që zakonisht zgjat rreth dhjetë sekonda. Në pjesën më të madhe të rasteve, kriza fillon me një paralajmërim (aura). Kjo mund të jetë në formën e një gjendjeje mendore komplekse, emocion, frikë, halucinacione, etj.
 
 
Në pjesën tjetër të rasteve, i sëmuri nuk perception apo nuk ndijon, por humb vetëdijen që në fillim të krizës. Vetë konvulsioni (dridhja) mund të fillojë me një klithmë të fortë. I sëmuri bie në tokë dhe mund të dëmtohet. Anësitë zakonisht janë të mbledhura, koka dhe sytë janë të shmangura. Frymëmarrja mund të ndalohet për gati një minutë dhe i sëmuri bëhet cianotik (blu,mavi) që zhduket me rikthimin e frymëmarrjes
Artikulli paraprakSi t'i organizoni tezat tuaja akademike, ato të diplomës, master dhe doktoraturë
Artikulli vijuesEdhe 10 këshilla për të kursyer karburantin