Si t'i organizoni tezat tuaja akademike, ato të diplomës, master dhe doktoraturë

0
206

Si ta organizoni tezën tuaj

Hyrje

 

Ky punim përshkruan menyrën se si duhet organizuar teza e shkruar  e cila paraqet elementin kryesor për titullin tuaj pasuniversitar. Për t’a organizur si duhet dokumentin e tezëz, së pari duhet kuptuar se ç’është hulumtimi në nivel pasuniversitar. Ky punim do të jetë i dobishem nëse jeni në fazën fillestare të programit tuaj pasuniversitar, por edhe më vonë gjatë procesit të shkrimit të tezëz suaj.

Ç’është hulumtimi pasuniversitar

 

Veçoria kryesore e hulumtimit pasuniversitar qendron në kontributin origjinal për diturinë. Teza është një dokument formal me të cilën vertetoni se ju keni dhënë një kontribut origjinal në një fushë të diturisë. Nëse nuk arrini të vertetoni se keni dhënë një kontribut të tillë, atëherë keni të bëni me një mossukses. 

Teza juaj duhet të deshmojë dy gjera kryesore:

 

  • se keni identifikuar një problem të vlefshëm ose një çështje për të cilën ende nuk është dhënë përgjigje.
  • se keni zgjidhur problemin ose keni dhënë përgjigje për këtë çështje.

 

Kontributi juaj në dituri qendron në zgjidhjen ose në përgjigjen që keni dhënë.

Ç’është teza pasuniversitare

 

Meqenëse qellimi i tezës është që të vërtetojë se ju keni dhënë një kontribut origjinal dhe të dobishem për diturinë, komisioni që e lexon tezën ka për qellim gjetjen e përgjjigjeve në këto pyetje:

 

  • cila është qeshtja që e hulumton studenti ?
  • a është qeshtja e qelluar ? ( a ka pasur më parë përgjigje për të ? a është  kjo çështje e dobishme që të punohet në të ? )
  • a më ka bindur studenti me përgjigje adekuate?
  • a ka dhënë studenti kontributin adekuat në lëminë e diturisë ?

 

Formulimi preciz i qeshtjes të cilën e hulumtoni paraqet esencen për të vertetuar se ju keni dhënë një kontribut origjinal  dhe të vlefshëm për diturinë. Për të vërtetuar origjinalitetin dhe vlerën e kontributit tuaj, ju duhet të shtroni një përmbledhje gjithëpërfshirëse të literaturës ekzistuese lidhur me temën që trajtoni dhe temat tjera që kanë lidhje të ngushtë me të. Pastaj, pasi të keni bërë një referim direkt në tërë literaturën tuaj, duhet të demonstroni se për çështjen që ju trajtoni

a)  më parë nuk ka pasur përgjigje, dhe

b) se është e vlefshme që t’i përgjigjeni asaj.

Përshkrimi se si iu keni përgjigjur çështjes së trajtuar zakonisht nuk është i vështirë për t’u bërë, sepse ju keni pjesëmarrë në çdo detal gjatë tërë rrjedhës së punës tuaj.

 

Nëse teza juaj nuk ofron përgjigje adekuate në çeshtjet e cekura më lartë, ju do të ballafaqoheni me nevojën për revidim të rrënjësishem ose do të deshtoni  në mbrojtjen e saj. Për këtë qellim, konstrukti gjenerik i tezës  që është dhënë në vijim ka vënë në spikamë përgjigjet mu në ato pyetje që kanë të bëjnë me menyrën më të përshtatshme për organizimin dhe emertimin e titujve dhe nëntitujve të tezës. Ky konstrukt gjenerik mund të përdoret për çfarëdolloj tezë. Edhe pse disa profesorë mund të preferojnë edhe ndonjë organizim tjetër, elementet kryesore për secilën tezë duhet të jenë të njëjta.  Shpjegime më të hollësishme do të japim në vijim.

 

Një gjë duhet të kihet gjithjnë parasysh :  teza është një dokument formal dhe secila pjesë e saj duhet të jetë në vendin e duhur, dhe se duhet eleminuar përsëritjen e të njëjtit materjal në vende të ndryshme.

Struktura gjenerike e tezës

1.     Hyrje

 

Ketu kemi të bëjmë me hyrje të përgjithshme lidhur me atë që ka të bëjë teza, pra nuk është vetëm përshkrim i pëmbajtjes se secilit seksion. Jepni shkurtimisht një përmbledhje të çështjes ( më vonë do ta parashtroni çështjen detajisht), disa nga arsyet pse kjo çështje është e vlefshme,  dhe
një vështrim të shkurtër për rezultatet kryesore. Hyrja paraqet një vështrim të shkurter për përgjigjet e dhëna  lidhur me pyetjet kryesore të shtruara në tezë (shiko më lartë).

 

2.     Informacione themelore

 

Një seksion i shkurtër, ku jepeni informacione themelore është më se i nevojshëm, sidomos kur punimi juaj ndërlidh dy e më shumë lëmi. Kjo bëhet për arsye se lexuesit e punimit tuaj mund të mos kenë njohuri dhe përvojë të mjaftueshme për të përcjellë materialin që pason. Me këtë ju i ofroni  lexuesit këtë mundësi. Titullimi mund të bëhet edhe ndryshe nga titulli i më siperm, p.sh. “ Vështrim i shkurtër i Algjebres së Framisit”.

 

3.     Vështrim mbi arritjet fundit

 

Këtu bëni një vështrim për arritjet e fundit që janë relevante për tezën tuaj. Edhe këtu si titull më i përshtatshem mund të jetë, p.sh. “ Gjendja aktuale në Algoritmet  Zylon”. Ideja është që të paraqiten idetë kryesore për të arriturat më të reja deri më tani (analiza kritike bëhet më vonë), por jo edhe idetë tuaja personale.

 

Ky seksion duhet të organizohet sipas ideve, e jo sipas autorëve ose sipas publikimeve. Për shembull, nëse deri më tani ekzistojnë tri qasje kryesore për Agoritmin Zylon, ju mund t’i organizoni tre nënseksione lidhur me këto qasje.

 

3.1  Aproksimi iterativ i Zylon-it

3.2  Koeficientat statistikor të Zylon-it

3.3  Qasjet graf-teorike për manipulimet Zylon     

 

4.     Qeshtja që hulumtohet ose formulimi i problemit

 

Tezat inxhinierike këtij seksioni i referohen si  “problemi” që duhet zgjidhur, kurse disciplinat tjera flasin për “çështjen (pyetjen)” për të cilën duhet dhënë përgjigje. Në të dy rastet ky seksion i ka tri pjesë kryesore:

 

  1. formulimi konciz i çështjes që e trajton teza juaj
  2. argumentimi, duke iu referuar seksionit 3, se për çështjen që ju trajtoni nuk ka pasur përgjigje paraprake
  3. diskutimi lidhur me rëndësinë që ka përgjigja për këtë çështje.

 

 Pjesa nën 2 e cekur më lartë ka të bëj me analizen e informacioneve që i keni prezantuar në seksionin 3. Po e marrim si shembull se problemi juaj konkret është  “Zhvillimi i algoritmit Zylon për trajtimin e problemeve në shkallë të gjerë dhe kohë të pranueshme”. Tani ju duhet  të përshkruani dhe shpjegoni se çka kuptoni me “shkallë të gjerë” dhe “kohë të pranueshme”. Më tutje, në analizen tuaj për të arritruat dhe zhvillimet e fundit në këtë fushë, duhet të tregoni se si qasjet e gjertanishme nuk kanë pasur sukses dhe ku janë të metat e tyre (p.sh. ato qasje japin zgjidhje vetëm për probleme të vogla, ose kerkojnë kohë të gjatë). Në pjesën e fundit të këtij seksioni duhet të shpjegoni pse është i dobishem “algoritmi i shpejtë në shkallë të gjerë”; duke i përshkruaur aplikimet se ku mund të përdoret ky algoritem.

 

Meqenëse ky seksion është shumë i kerkuar nga lexuesit e interesuar për këtë lëmi, theksoni atë duke e përdorur në titull fjalën “problem” ose “çështje”: p.sh. “Formulimi i problemit” ose “ Qeshtja hulumtuese”, ndoshta në mënyrë edhe më të specifikuar si “Problemi lidhur me algoritmin Zylon në shkallë të gjerë”. 

 

5.     Përshkrimi i zgjidhjes së problemit ose gjetja e përgjigjes

 

Kjo pesë e tezës mund të këtë një formë jo aq strikte. Mund të këtë një ose disa seksione dhe nënseksione. Qellimi i vetëm këtu është: t’a bindeni komisionin  se jeni përgjigjur ose e keni zgjidhur problemin të cilin e keni parashtruar në Seksionin 4. Pra, tregoni se çfarë keni bërë ju e që ëshë relevante për përgjigjen ose zgjidhjen e problemit: nëse gjatë punës keni hasur në rrugë pa krye, që nuk ka dhënë rezultat, mos e përfshini atë, vetem nëse është posaçerisht
relevante për të demonstruar zgjidhjen e problemit.

 

6.     Konkluzionet

 

Në seksionin e konkluzioneve kryesisht përfshihen tri çështje, ku secila prej tyre e meriton nga një seksion të veçantë:

  1. Konkluzione
  2. Përmbledhje e kontributit të dhënë
  3. Hulumtimet në të ardhmen

 

Konkluzionet nuk janë përmbledhje e tërë tezës: ato janë pohime të shkurtëra dhe koncize lidhur më konkludimet që i keni nxjerrë si rezulat i punës tuaj. Organizohen në paragrafe të shkurtëra  të cilat numërohen dhe renditen sipas rëndësisë që kanë. Të gjitha konkluzionet duhet të ndërlidhen në mënyrë direkte me çështjen apo problemin e formuluar në Seksionin 4. Shembull:

 

1. Problemi i formuluar në Seksionin  4. është zgjidhur: siç është treguar në Seksionin, “x” deri në “xx”, kemi zhvilluar një algoritem efikas për zgjidhjen e problemeve Zylon në shkallë të gjerë dhe për kohë të shkurtër.

 

2. Mekanizmi kryesor i nevojshëm në algoritmin Zylon të përmirsuar është mekanizmi Grooty.

 

3. Etj.

 

Përmbledhja e kontributit të dhënë lexohet më shumë kujdes nga anëtarët e komisionit. Këtu duhet të paraqitet kontributi i ri që teza juaj ka dhënë në lëminë e shkencës. Shpesh herë, këtu, kemi një përputhje me Konkluzionet , por një gjë e tillë  është e lejuar. Serish formulimi konciz dhe numërimi i paragrafeve është i nevojshëm. Organizimi i tyre bëhet sipas rëndësisë. Shembull:

 

1. Është zhvilluar një algoritem shumë më i shpejtë  për problemet Zylon të shkallës së gjerë.

 

2.  Për herë të parë është demonstrusar përdorimi i mekanizmit Grooty për llogatijet Zylon.

 

3. Etj.

 

Seksioni “Hulumtimet në të ardhmen “ përfshihet me qellim që hulumtuesit  e interesuar gjatë leximit të këtij seksioni  të përfitojnë nga idetë që ju i keni gjeneruar. Edhe këtu numrimi i paragrafeve koncize është zgjedhja më e mirë.

 

7. Referencat

 

Lista e referencave është ngusht e lidhur me vështrimin mbi të arriturat e fundit që trajtohen në Seksionin  3. Komisioni e lexon listën e referencave për t’i gjetur punimet kryesore nga kjo lëmi, por edhe për të shiquar se a janë ata të përfshirë në Seksionin 3. Ç’është e verteta, shumica e anëtarëve të kommisionit shikojnë se a ndodhen publikimet e tyre në temen që përfshinë teza juaj, prandaj pwrfshini edhe ato. Pos tjerash, t’i lexoni  punimet e komisionit do të jetë e dobishme edhe për ju, sepse nga ato punime e fitoni idenë se çfarë lloji të pyetjeve ata mund t’iu shtrojnë.

 

Të gjitha referencave që ndodhen në listë duhet t’iu keni referuar në brendinë e tezës suaj. Duhet dalluar “referencat” nga “bibliografia”. Bibliografia përfshinë edhe punime të cilave nuk iu keni referuar direkt në tezë. Lista e referencave organizohet  me renditje alfabetike sipas mbiemrit të autorit ose sipas radhës që janë cituar punimet në tezë.

 

8. Shtojcat

 

Ç’ka duhet të përmbajë shhtojca ? Ato materiale të cilat e pengojnë rrjedhen e lehtë të prezantimit tuaj, por që janë të rëndësishme për vertetimin e rezultateve të tezës. Zakonisht janë materiale tepër të detajizuara për t’i përfshirë në pjesën kryesore të tezës, por duhet të jenë në dispozicion që komisioni t’i lexojë dhe të bindet plotësisht. Si shembull do të marrim listen e kodeve programore, tabelat që përmbajnë shumë të dhëna, vertetimet e gjata matematikore, etj. 

Komente lidhur me konstruktin e tezës

 

Siç e thamë edhe më parë, teza është një dokument formal që merret me dy çështje kryesore. Seksioni 3 dhe 4 tregojnë se keni zgjedhur problemin e qelluar, ndërsa Seksioni 5 tregon se ju e keni zgjidhur atë. Seksoni 1 dhe 2 e fusin në problematikë lexuesin, Seksioni 6 vë në spikamë njohuritë e reja që i keni gjeneruar gjatë punës suaj.

 

Dalloni me kujdes çdo gjë që kanë bërë të tjeret nga ajo që ju keni bërë. Për anëtarët e komisionit është me rëndësi të dihet saktësisht se çka kush ka bërë. Seksioni 4, formulimi i problemit, paraqet vijen ndarëse. Për këtë qellim ky seksion vendoset në mes të këtij dokumenti formal.

Fillimi i punës

 

Mënyra më e mirë për të filluar punën për shkrimin e tezës është përgatitja e një skice-ide. Mund të filloni me tabelën e përmbajtjes, duke e formuar listën me secilin seksion dhe nënseksion që mendoni se duhet t’a përfshini në punim. Në pika të shkurtëra përshkruaj  përmbajtjen për secilin seksion dhe nënseksion. Tërë kjo skicë-ide mund të koncipohet prej 2 deri në 5 faqe. Bashkërisht me supervizorin e tezës suaj duhet t’a rishikoni me kujdes se mos ka ndonjë materjal të tepërt, që nuk është direkt i lidhur më problemin e formuluar ? Nëse ka, e menjanoni, nëse konstatoni se mungon ndonjë materjal, e shtoni atë. Më mirë është që në këtë fazë t’i bëni këto korrigjime, se sa më vonë kur t’a keni  shkruar gati tërë punimin.

Kohëzgjatja e shkruarjes së tezës

 

Procesi i shkruarjes së tezës, zakonisht, zgjatë më tepër se sa e keni planifikuar. Edhe pasi t’a keni kryer krejtësisht hulumtimin, keni ndertuar modelin, i keni kryer llogaritjet, është e preferueshme që një semester i tërë t’i kushtohet vetëm shkruarjes së tezës. Me aktin e shkruarjes nuk kuptojmë vetëm shtypjen e materjaleve, sepse shtypja mund të bëhet për kohë shumë më të shkurtër, por është organizimi i argumentimit dhe rezultateve që kërkon kohë më të gjatë. Duke i formalizuar rezultatet në një dokument të organizuar mirë, teza juaj do t’iu përballojë analizave detale që do t’i bëj komisioni. Kjo do të thotë se ju i keni zbuluar me kohë mangësitë e tezëz suaj. Eleminimi i këtyre mangësive është ajo që iu merr një kohë të konsiderueshme.

 

Ndoshta për herë të parë supervizori juaj do t’i shoh shprehjet formale të koncepteve që më parë në mënyrë joformale janë aprovuar. Tani ju i zbuloni keqkuptimet ose mangësitë në marrëveshjet joformale. Për t’i ndreq këto kërohet një kohë e caktuar. Studentët që anglishten nuk e kanë gjuhë amëtare mund të kenë veshtirësi në sistemimin e ideve, prandaj në këtë rast kërkohet që të bëhën disa herë përmirësime. Nganjëherë supervizorët nuk janë sa duhet azhur gjatë rishikimit dhe kthyerjes së punimit tek studenti.

 

Afati i fundit: jepni vetes mjaft kohë. Puna e shpejtë mund të këtë pasoja të dhëmbshme gjatë mbrojtjes së tezës.

Këshilla

 

Keni parasysh njohuritë e lexuesit. Cili është auditori juaj ? Cili është niveli dhe sa janë të informuar ata me materien që e trajtoni në tezë. Zakonisht ata kanë njohuri lidhur me problemin e përgjithshem, por nuk janë thellësisht të kyçur, siç jeni ju, në detalet e hulumtimeve gjatë viteve të fundit. Shpjegoni konceptet e reja të veshtira sa më qartë. Nganjëherë mund t’a paramendoni ndonjë person konkret, të cilin ju e njihni se ka njohuri të nevojshme, dhe imagjinoni se jeni duke ia shpjeguar atij në mënyrë direkte idetë tuaja.

 

Mos ia vështirësoni punën lexuesit ! Kjo ka rëndësi të veçantë. Ju i dini disa nga pyetjet që mund t’ua shtrojë komisioni (shiko më lartë). Titujt e seksioneve dhe formulimi i fjalëve të zgjedhen ashtu që atyre në menyrë të qartë t’u jepet ky informacion. Sa më me vështirësi e zbulojnë problemin, mbrojtjen e problemit, përgjigjen e dhënë lidhur me problemin, kontributin dhe konkluzionet  tuaja, aq pa humor do të jenë ata, dhe aq më shumë ka gjasë që teza juaj të pësoj shumë ndryshime.

 

Është e pamundur të jesh skajshmerisht i qartë! Shqiptoni fjalët drejt, theksoni pjesët e rëndësishme me tituj të qelluar etj. Teza përmban shumë informacione: përpiquni që lexuesin ta orientoni drejt përgjigjeve më të rëndësishme.

 

Teza nuk është tregim! Zakonisht nuk ndjeket kronologjia e punëve që i keni kryer. Ajo është një dokument formal që është disejnuar për t’iu dhënë përgjigje vetëm disa pyetjeve më kryesore.

 

Mos i përdorni frazat si “Shihet qartë, se ky është rast …” ose “ Duket se kjo rrjedh … “ ; kjo nënkupton që lexuesi i cili nuk kupton, është i marrë. Keni parasysh se ata nuk do të kuptojnë, vetem nëse shpjegimet tuaja nuk janë të qarta.

 

Mos i përdorni konstatimet irrituese si  “softueri është pjesa më interesante e sistemit kompjuterik” sepse ky është mendimi juaj personal por jo i mbeshtetur në literaturë ose në zgjidhjen që ju e keni prezentuar. Komisioni i vëren këto formulime dhe mund t’ju bëj ndonjë pyetje si kjo: “A mund t’a demonstroni se softueri është pjesa më e rëndësishme e sistemit kompjuterik ?” 

Shenim lidhur me programet kompjuterike dhe prototipet tjera

 

Qellimi i tezëz suaj është që të dokumentoi qartë kontributin origjinal shkencor. Ju mund të zhvilloni programe, prototipe, ose vegla tjera si mjete për t’i vërtetuar pikpamjet tuaja, por keni parasysh, teza nuk ka të bëj me vegla, ajo ka të bëj me kontributin e dhënë për shkencën. Veglat siç janë programet kompjuterike janë të dobishme, por ju nuk mund të merrni gradë shkencore vetëm për vegla. Veglat duhet t’i përdorni për të demonstruar se keni dhënë një kontribut origjinal shkencor; p.sh. përmes përdorimit ose ideve që i përfshijnë ato.

Teza për master kundrejt tezës për doktoratë

 

Ekzistojnë dallime midis tezës për master dhe tezës së doktoratës. Ky dallim nuk ka të bëj me formatin por më rëndësinë dhe nivelin e zbulimit që deshmohet me zgjidhjen e problemit dhe me përmbledhjen e kontributit të dhënë. Teza e doktoratës kërkon medomos zgjidhjen e një problemi më të vështirë dhe kontribut më esencial.

Kontributi shkencor i tezës për master  qëndron në rritjën e përmirësimeve në një lëmi të shkencës, ose aplikimin e teknikave të njohura në një fushë të re. Teza e doktoratës duhet të ketë kontribut esencial dhe të sjell risi në shkencë.

Prof. John W. Chinneck 
Dept. of Systems and Computer Engineering; Carleton University; Ottawa, Canada

Adresa elektronike e dokumentit origjinal:  http://www.sce.carleton.ca/faculty/chinneck/thesis.html

 

Përktheu  nga anglishtja:

Muhamet Hajrizi, UP SHLT Mitrovicë

mailto:[email protected]