Raketat turke ekspozohen në Panairin Ndërkombëtar të Aviacionit në Australi

Në Panairin Ndërkombëtar të Aviacionit në Australi marrin pjesë kompanitë kryesore dhe vende të fuqishme në industrinë e mbrojtjes ajrore si SHBA, Japonia, Franca, Kanadaja, Indonezia, Kina dhe Australia.
 
Panairi Ndërkombëtar i Aviacionit i cili është një nga aktivitetet kryesore të aviacionit në botë filloi me shfaqjet e avionëve akrobatikë në Geelong të Australisë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në panairin ku ekspozohen avionë ushtarakë transportues, helikopterë me sistemet mbrojtëse tokë-ajër, helikopterë shpëtimi, avionë privatë, avionë pa pilotë dhe shumë mjete ajrore civile dhe ushtarake të tjera, Turqia përfaqësohet nga prodhuesi Roketsan.
 
Roketsan një nga institucionet më të rëndësishme të industrisë turke të mbrojtjes në pavionin e saj ka promovuar raketat e prodhuara nga vetë ajo. Në këtë panair marrin pjesë Zëvendës Kryetar i Bordit të Roketsan, majori i përgjithshëm në pension Zafer Çamlica dhe krahas anëtarëve të bordit Fuat Akçagöz dhe Ekin Özker marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë të Roketsan si Alper Güneri, Barbaros Izgün, Gökmen Mahmutyazıcıoğlu, Ebru Ortakaya, Bora Bütün ve Evrim Ayşen Atakan.
 
Çamlica, në një deklaratë për gazetarin e AA duke theksuar se duan të marrin pjesë në të gjitha panairet e industrisë së mbrojtjes ajrore tha se: “Planifikojmë të promovojmë këtu produktet tona, dhe duke krijuar mundësinë për të kryer marrëveshje paraprake, planifikojmë që produktet e prodhuara ti paraqesim në tregun botëror”.
 
– “Raketat SOM, godasin objektivin 100 përqind në 250 km largësi”.
 
Çamlica i cili shprehet se kanë marrë pjesë me ekspozimin e raketave sepse në këtë panair i jepet rëndësi industrisë së mbrojtjes ajrore ka thekson më tej se: “Këtu kemi sjellë raketat që lëshohen nga platformat ajrore, dhe nëse duhet të bëj një promovim raketa SOM është një nga raketat e prodhimeve të fundit që ne kemi. Raketat me një gamë 250 km mund të montohen në avionët e versioneve të fundit F-35. Këto pasi lëshohen nga avioni duke pasur parasysh lartësinë e avionit plus largësinë 250 km të objektivit janë raketa që godasin objektivin me saktësi 100 përqind”.
 
– Raketat anti-tank janë të kualifikuara të shpojnë blindimin më të trashë”
 
 Zëvendës Kryetar i Bordit të Roketsan gjithashtu ka theksuar se një produkt tjetër janë raketat anti-tank 4 km dhe ato 8 km. “Veçoria më e rëndësishme e këtyre raketave është se janë të kualifikuara të shpojnë blindimin më të trashë, pra janë armë shumë superiore në krahasim me të ngjashmet e tyre. Ne jemi gati për të hyrë në top 100 kompanitë e industrisë së mbrojtjes. I jemi afruar shumë këtij objektivi. Në këtë drejtim gjendja jonë është shumë e mirë, por jemi të mendimit se në të ardhmen do të jemi akoma edhe më mirë”.
 
Në Panairin Ndërkombëtar të Aviacionit në Australi marrin pjesë kompanitë kryesore dhe vende të fuqishme në industrinë e mbrojtjes ajrore si SHBA, Japonia, Franca, Kanadaja, Indonezia, Kina dhe Australia. Panairi do të mbyllet më 1 mars./AA
Artikulli paraprakDigjet xhamia në Bregun Perëndimor, në muret e saj mesazhe fyese në gjuhen hebraike
Artikulli vijuesRaportohet se në Greqi janë pezulluar të gjitha ndeshjet e futbollit pas trazirave të së dielës