Siri, forcat opozitare kanë nisur një sulm për të rimarrë nën kontroll rajonin verior Hama

Opozitarët e grupit Xhejsh’ul islam të cilët operojnë krahas frontit islamik në Siri kanë filluar sulmet e tyre për të rimarrë nën kontroll rajonin verior Hama e cila u mor nën kontroll nga trupat e ushtrisë 3 muaj më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Një nga komandantët e Xhejsh’ul islam, Ebu Muaz, në një deklaratë për gazetarin e AA tha se: “Qëllimi i operacionit është çlirimi i plotë i rajonit verior të rajonit Hama. Ky operacion është një përgjigje ndaj masakrës së bërë në Guta të Damaskut dhe Dareje nga forcat e regjimit të Asadit”.
 
Burimet lokale theksojnë se opozitarët kanë sulmuar pikat e kontrolleve dhe fshatrat përreth Maharda, që është një nga qendrat e rëndësishëm të trupave të Asadit. Gjithashtu opozitarët duke marrë nën kontroll rajonin Maharda synojnë të sulmojnë aeroportin ushtarak në Hama dhe të rrethojnë forcat e Asadit në rajonin Morek.
 
Sulmi i nisur në rajonin verior në Hama vlerësohet si një nga sulmet më të vështira për arsyen se trupat e ushtrisë e kanë të lehtë të marrin mbështetje nga jashtë dhe për faktin se aeroporti ushtarak  ndodhet shumë afër.
Artikulli paraprakNë Barcelonë filloi Kongresi Botëror mobil, prezantohen risitë në botën e teknologjisë
Artikulli vijuesFrancë, kostoja e masave shtesë për të luftuar terrorizmin është rreth 1 miliard euro