Siri: Më tepër diplomatë largohen nga regjimi i Assadit

Konfirmohet dezertimi i dy diplomatëve të tjerë të Sirisë, në periudhën e intensifikimit të përleshjeve ndërmjet forcave të qeverisë dhe kryengritësve në qytetin Alepo.

Përfaqësuesit e Sirisë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Qipro, që janë çift bashkëshortor, raportohet se janë larguar në Katar.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha se kjo lëvizje tregon se zyrtarët e lartë po largohen nga qeveria për shkak se është e qartë se ditët e presidentit Bashar al-Assad janë “të numëruara”, njofton Rel.

Raportohet se edhe atasheu ushtarak në Ambasadën e Sirisë në Oman ka dezertuar. Njëherësh, forcat e regjimit me trupa dhe me tanke janë nisur në drejtim të qytetit Alepo, që ishte nën kontrollin e kryengritësve.

Ushtria ka përdorë artileri dhe me të shtëna nga helikopterët dhe ka informacione se po dërgohen përforcime

Artikulli paraprakSerbia në prag të falimentimit
Artikulli vijuesKosi, aleat kundër të nxehtit Freskon dhe ndihmon trupin