Ushqimet që rrisin nivelin e hekurit dhe të HDL në gjak?

Niveli i hekurit dhe i HDL ne gjakun tone eshte shume i rendesishem per shendetin tone, ja disa nga elementet dhe ushqimet qe e rrisni ne menyre te shendeshme kete nivel…

Hekuri eshte i nevojshem per te krijuar hemoglobinen, e cila transporton oksigjenin ne te gjithe trupin ne rruazat e kuqe te gjakut. Nje diete ku mungon huekuri mund te sjelle anemi, duke sjelle nje lodhje serioze per vuajtesin. Lipoproteinat me densitet te larte, ose HDL, eshte shume i rendesishem pasi thyen efektet e LDL, ose te kolesterolit negativ.
      Burimet shtazore te hekurit
1. Ushqimet me origjine shtazore jane me te pasurat ne hekur. Pervec kesaj, kete lloj hekuri trupi e perthith shume me kollaj. Pergjithesisht me shume hekur permbajne te brendeshmet, veshkat, shpretka, zemra etj.
      Burimet jo shtazore te hekurit
2. Shume bime dhe erza jane burim i mire i hekurit per organizmin. Drithrat, bizelet, fasulet, kanella, vanilja dhe rozmarine kane permbajtje te kenaqeshme te hekurit ne gjak.
      Fibrat
3. Pervec se jane shume te mira per prodhimin e insulines dhe rregullatore per te, fibrat mbajne edhe nje nivel shume te mire te kolesterolit HDL ne gjak. Frutat dhe perimet jane te parat ne kete liste, dhe me pas vijne drithrat e shume te tjera.
      Yndyrnat
4. Yndyrnat e monosaturuara qe gjenden ne vajin e gatimit,d he ne vajin e ullirit jane nje burim shume i mire i HDL, nderkohe qe nder burimet me te mira shtazore per te rritur nivelin e HDL eshte peshku, qe permban edhe omega 3.
      Qepet
5. “Fat Free Kitchen” raporton se ngrenia e nje gjysem qepe te gjalle cdo dite, do te rrise nivelet e HDL me rreth 25 %.
Artikulli paraprakTë shërohemi vetëm me vaj ulliri
Artikulli vijuesIpeshkvët e Bavarisë, pro azilkërkuesve shqiptarë: Një “Plan Marshall” për Kosovën