Disa mënyra t’i bëni fëmijët tuaj t’i duan perimet

Nëse fëmija juaj nuk i ha perimet mos hiqni dorë. Ja disa këshilla se si mund ta bëni ata t’i adhurojnë ato:

Bëjeni pjatën argëtuese duke krijuar fytyra apo forma të ndryshme me perimet. Luani me ngjyrat dhe bëjeni interesante pjatën.

Gatuani së bashku kur fëmijët ndihmojnë të përgatitet një vakt, ata më shumë gjasa do të konsumojnë atë me dëshirë të madhe.

Përgëzimet dhe “shpërblimet” Kjo nuk është mënyra e duhur për ushqimin, por kur vjen puna tek perimet dhe fëmijët ju duhet t’i motivoni pakëz.

Çfarë do të hante Iron Man apo Popei Marinari? Superheronjtë ushqehen në mënyrë të shëndetshme që ata të jenë shumë të fuqishëm. Fëmijët e dinë këtë gjë. Përdoreni si “armën tuaj” më të fortë, shkruan këshilla.net

Fto një mik për darkë A nuk është e çuditshme se si ndryshon sjellja e fëmijëve, kur ata janë me miqtë e tyre? Ju mund ta përdorni këtë në avantazhin tuaj. Në qoftë se fëmijët tuaj kanë një shok që i pëlqen perimet kjo është një gjë shumë e mirë.

Artikulli paraprakSipas kryeinspektorit, “Sharrcem” shembull i zbatimit të Ligjit të Punës
Artikulli vijuesVdes nëna 2PAC-ut, ja çfarë i shkruan shoku i tij më i ngushtë