Greqia kërcënon Europën: Nëse na braktisni, ju mbushim me emigrantë!

Nëse Europa na braktis në këtë kohë krize, nga ne do vij një numër i madh emigrantësh dhe do të jetë më keq për Berlinin, ku në mes të këtij deti njerëzish që kërkojnë azil ekonomik, mund të përzihen edhe xhihadistët e Shtetit Islamik”.

Ky ka qenë kërcënimi i bërë në publik nga ana e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos.

“Nëse na jepni një goditje, ne do t’ju japim një goditje tjetër atyre”, ka thënë lideri i partisë “Greqia e pavarur”, aleati i Syrizas dhe i kryeministrit Alexis Tsipras. “Nëse na lënë të biem, atëherë do të shpërndajmë emigrantët e ardhur nga të gjitha anët dhe që kanë dokumente të ligjshme për të qarkulluar në Europë dhe ky det njerëzish do të krijojë jo pak probleme në Berlin”,- ka vijuar ai.

Ndërkaq, kancelaria Gjermane Angela Merkel ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se Greeqia duhet të qëndrojë në zonën Euro. /Tesheshi.com/

Artikulli paraprakYahya Hendi, ligjëron par praktikimin e barazisë gjinore në Islam (Foto)
Artikulli vijuesAvramopoulos: Kosova nuk e ka larg liberalizimin e vizave