Yahya Hendi, ligjëron par praktikimin e barazisë gjinore në Islam (Foto)

Përfaqësuesi i Universitetit të Georgetown-it, Yahya Hendi, së bashku me grupin e femrave që studiojnë në fakultetin islamik, diskutuan për praktikimin e barazisë gjinore në Islam.

Përgjatë takimit ku prezent ishin qindra imamë, Hendi proklamoi mesazhe të fesë islame mbi paqen dhe tolerancën, duke e kundërshtuar ekstremizmin dhe dhunën, raporton Indeksonline.

Hendi iu drejtua të pranishmëve në Medresenë Alauddin dhe në Xhaminë e madhe në Prishtinë dhe Gjilan.

Ai poashtu mbajti fjalime në Kaçanik dhe Ferizaj, ku edhe takoi myftiun Naim Tërrnava. /Indeksonline/

Artikulli paraprakRreth 1 milion euro gjoba në trafik paguan qytetarët e Gjilanit gjatë vitit 2014
Artikulli vijuesGreqia kërcënon Europën: Nëse na braktisni, ju mbushim me emigrantë!