Dy policë plagosen me armë zjarri gjatë protestës në Ferguson

Zëdhënësi i policisë në St. Louis, Brian Schellman deklaroi se në Ferguson është hapur zjarr ndaj dy policëve, por tha se nuk ka informacine mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
 
 
Dy policë janë plagosur gjatë protestave të fundit në Ferguson të St.Louisit, ku janë mbajtur një sërë protestash për shkak të vrasjes së të riut me ngjyrë Michael Brown, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Zëdhënësi i policisë në St. Louis, Brian Schellman deklaroi se në Ferguson është hapur zjarr ndaj dy policëve, por tha se nuk ka informacione mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Bëhet e ditur se dy policë janë qëlluar gjatë protestave të fundit, të cilat vijuan pas dorëheqjes së shefit të policisë në Ferguson. 
 
Kujtojmë se shefi i policisë në Ferguson dha dorëheqje pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Drejtësisë në lidhje me vrasjen e Michael Brown. 
 
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara një muaj më parë publikoi një raport ku theksohet se policia e Fergusonit diskriminon afro-amerikanët, që vepron në mënyrë raciste ndaj tyre dhe që në mënyrë rutinore shkel të drejtat e siguruara me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara./AA
Artikulli paraprakShtëpia e Bardhë organizon festime për Nevruzin
Artikulli vijuesRevoltohen familjet e dëshmorëve dhe invalidet e UÇK-së të luftës së 2001 në Kumanovë