Mesut Ozil: Feja ime më inspiron

Ylli i Arsenalit Mesut Ozil zbuloi se origjina e tij modeste dhe feja kanë mbjell tek ai dëshirën për t’i ndihmuar fëmijët nëpërmjet aktiviteteve humanitare, edhe pse ai nuk ka dëshirë që njerëzit ta dinë për këtë.

Mesut Ozil po kalon një sezon të shkëlqyer tek ekipi i tij, sa që parashikohet ta thyej edhe rekordin e Thyerry Henry. Ozil është asistenti më i mirë në pesë ligat më të forta evropiane.

Derisa puna e tij në stadium e ka bërë njërin ndër futbollistët më të njohur në Evropë, aktiviteti i tij jashtë stadiumit, në fushën e humanizmit, ka kaluar pa vënë re.

Megjithatë, Mesut Ozil e pranon se feja dhe pikëpamjet fetare të tij e kanë ndihmuar të mbijetoj në kohë të vështira.

“Unë janë besimtar. Jam rritur në një familje fetare. Për mua është shumë e rëndësishme të bëj dua në teren. Nuk e bëj këtë për t’u treguar njerëzve se jam musliman, këtë e bëj për veten, shtoi ai.

“Fjala është për fenë time. Në Arsenal, të gjithë më respektojnë. Ata respektojnë fenë time, ndërsa unë e respektoj fenë e tyre. Ka disa ngjashmëri me Berlinin, mirëpo nuk ka vend më multikulturor në botë se Londra.

(Islampress)

Artikulli paraprak4 vjet pas nisjes së luftës, ja si janë sot periferitë e Damaskut (VIDEO)
Artikulli vijuesVIDEO – Kemi ardhë me pranu Islamin por me disa kushte