Pakistani ka thënë se ka testuar me sukses avionin e tij të telekomanduar.
Ushtria pakistaneze ka thënë të premten se droni, i quajtur Buraq, mund të godasë caqe statike dhe lëvizëse me saktësi, në çdo lloj të motit.
Shefi i ushtrisë, gjenerali Raheel Sharif, ka thënë se testimi i avionit të telekomanduar është “arritje e madhe kombëtare”.
Ai po ashtu ka thënë se droni “shumëfishon aftësitë kundër terroristëve”.
Islamabadi publikisht kundërshton inkursionet e avionëve të telekomanduar të SHBA-së në hapësirën ajrore të Pakistanit, të cilët synojnë të godasin talibanët dhe militantët e tjerë, por ata kanë shkaktuar qindra mijëra viktima civile përgjatë kufirit të tij veriperëndimor me Afganistanin.