Në Ankara ndërmerret operacion kundër organiizatës terroriste DHKP-C

Mësohet se 9 persona janë arrestuar si pasojë e një operacioni të ndërmarrë kundër organizatës terroriste DHKP-C në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Ankarasë kanë ndërmarrë një operacion në adresat e anëtareve të organizatës terroriste të cilët theksohet se ishin përgatitur për sulme.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpitë e 9 personave të arrestuar si anëtarë të DHKP-C u konfiskuan armë, plumba si dhe një sërë dokumentesh dhe materialesh dixhitale në lidhje me propagandën e organizatës terroriste.

Ndërsa kujtohet se në operacionin e ndërmarrë një ditë më parë ishin ndaluar 5 persona të tjerë, ku bashkë me operacionin e ndërmarrë ditën sotme numri i personave të arrestuar rritet në 14.

Të dyshuarit pas kontrollit shëndetësorë u dërguan në Drejtorinë e Policisë së Ankarasë.

Artikulli paraprakSulm terrorist në Ankara, dhjetëra viktima (Video)
Artikulli vijuesDavutoglu: Vetëm 2 nga 57 sulmet e Rusisë janë kundër DAESH