Përderisa kompania “Apple” ka prezantuar Orën e saj të Mençur, disa nga emrat më të mëdhenj të teknologjisë po prezantonin disa nga pajisjet e tyre në Londër. Pajisjet e “Samsung” dhe “Intel” janë prezantuar në ngjarjen e përvitshme të “Wearable Technology Show” (WTS), përkrah edhe disa kompanive më të vogla. Pajisjet në ngjarjen e teknologjisë ishin pajisja virtuale e “Samsung”, rripin mjekësor “Bluetooth” dhe një çantë që paralajmëron pronarët nëse kanë harruar diçka në shtëpi. “WTS” është një ngjarje e madhe në industrinë e teknologjisë, ku më shumë se 100 kompani ekspozojnë prodhimet e tyre dhe u mbajt në Londër. Kompania “Samsung” ka prezantuar pajisjen e vet “Gear VR” dhe orën e mençur “Gear S”. Ora është diskutuar mjaft në orët e fundit që nga momenti kur edhe rivali I sja ‘Apple’ ka lansuar një të tillë. Pajisja “Gear S” ka një ekran të lakuar prej 5.08 centimetra dhe mund të përdoret të tregojë porositë dhe njoftimet nga telefoni i lidhur. Po ashtu posedon edhe një port për kartelën “SIM” që orës ia dhuron rrjetin e saj mobil. Në ndërkohë, “Samsung Gear VR” përdor një displej prej 14.47 centimetra “Quad HD”. Po ashtu përfshihen informata tjera përcjellëse./Kosova Sot
You Might also Like
NatEV nga Kosova Fiton Garën e NASA-s
Ekipi NatEV nga Kosova fitoi garën e NASA-s “Space Apps Challenge” për vitin 2015, pasi…
By
Redaksia
1 Min Read
Bing Maps me të dhëna shtesë prej 165TB
Makina kërkuese e Microsoftit, Bing, ka lajmëruar se ka bërë azhurnimin më të madh deri…
By
Redaksia
1 Min Read
BMW seria M, tani më e lirë
Makinat BMW të serisë M janë disa prej makinave më të mira sportive në botë.…
By
Redaksia
1 Min Read
Shkencëtari amerikan zbulon që truri gjatë lutjes reprogramohet
Ky shkencëtar hulumtoi çfarë ndodh në tru gjatë kohës së lutjes: aktivitetin e tij, gjykimin…
By
Redaksia
5 Min Read
Linux, zhvillimi i softuerëve falas
Më 11 dhjetor Linux nxori versionin e ri të operatorit të tij të sistemit (OS).…
By
Redaksia
4 Min Read
IBM: Kompjuterat do të kenë shqisa
Çdo vit, korporata IBM zgjedh mes teknologjive të reja pesë prej tyre, për të cilat…
By
Redaksia
4 Min Read
