Zaev nuk ka pasaportën për të udhëtuar jasht vendit!

Për të eliminuar mosbesimin mes palëve , komisari Johanes Han insiston që takimi i parë përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së të mbahet në Bruksel, shkruan Vest.
 
Megjithatë edhe sikur të pranojë LSDM-ja, nuk mund të dërgojë liderin e saj Zoran Zaev sepse për shkak të akuzave për aferën “Puc” atij i është marrë pasaporta.
 
Nga LSDM-ja thonë se Zaev asnjëherë nuk ka planifikuar që të ik nga Maqedonia, prandaj është e palogjikshme që i është marrë pasaporta dhe nuk duan që të spekulojnë se çfarë mund të ndodhë nëse dikush e fton Zaevin për takim jashtë Maqedonisë.
 
Kjo shkakton dilemën se si do të mund të merrte pjesë lideri i opozitës në ndonjë takim që do të mbahet jashtë Maqedonisë dhe nëse kjo mund të bëhet me Shqipërinë dhe Serbin me të cilët ka marrëveshje për udhëtim me letër njoftimi.
 
Ata që e njohin këtë problematik thonë se në asnjë rast Zaevi nuk mund të udhëtojë jashtë vendit as me letër njoftimi për shkak se atij i është e ndaluar udhëtimi jashtë vendit./Portalb 
Artikulli paraprakÇka tha Al Jazeera për Maqedoninë?
Artikulli vijuesShafiu