Alkooli Haram? – Padi ndaj katër mjekëve të dehur që shkaktuan vdekjen e nënës dhe fëmijës gjatë lindjes

Akuza se katër mjek nga Velesi kanë punuar nën ndikimin e alkoolit gjatë procesit të lindjes së lehonës, proces ky që rezultoi me vdekjen e nënës dhe fëmijut, sot është pranuar dhe janë lëshuar padi ndaj katër mjekëve.

Ngjarja ndodhi në tetor të vitit të kaluar ku humbi jetën nëna dhe fëmiu i cili ishte në prag të lindjes. Padia mban titullin: Punë e papërgjegjshme.

Shkaku i punës së papërgjegjshme ishte dehja e katër mjekëve, tre nga të cilët sot ”fituan” padi penale nga Gjykata Themelore-Veles, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mjekët e dehur ishin:
T.V- Anesteziolog i specializuar,
V.Ç dhe D.M subspecialist të gjinekologjisë. Personi i katërt tani më është i vdekur dhe gjykata ka mbyllur lëndën e tij.

Artikulli paraprakLëvizjes BESA – Tetovë: Të sanohen rrugët e Tetovës (FOTO)
Artikulli vijuesKomandanti turk: U pendova, por ishte vonë!