Numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i madh, ndërsa mbi 150 janë të plagosur
Të paktën 15 persona humbën jetën dhe më shumë se 150 të tjerë u plagosën si pasojë e daljes së trenit nga shinat në veri të Indisë, raporton Anadolu Agency.
Agjencia e lajmeve “Press Trust of India” njoftoi se aksidenti ka ndodhur pranë Lucknow-it, kryeqyteti i shtetit indian të Uttar Pradesh. Numri i të vdekurve mund të jetë më i madh, tha një zyrtar i lartë i Lucknow, citoi agjencia “Press Trust of India”.
Qeveria në Uttar Pradesh njoftoi se është siguruar ndihmë prej 200.000 rupe indian (rreth 3.200 dollarë) për familjet e viktimave./AA