Ahmadinexhadi përqafoi nënën e Chavezit dhe puthi arkivolin e tij

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad është akuzuar se e ka tradhtuar islamin pas publikimit të fotos në të cilën ai shihet duke përqafuar nënën e presidentit të ndjerë venezuelas Hugo Chavez, gjatë varrimit të tij në Caracas.

Kundërshtarët e Ahmadinexhadit reaguan pas publikimit të fotos, ku ai shihet duke përqafuar nënën e Chavezit, Elena Frias de Chevez, kurse më pas ai është parë duke e puthur edhe arkivolin me trupin e Hugo Chavezit.

Muhamed Dehgan, anëtar i parlamentit iranian, tha se kjo ngjarje tregon natyrën e vërtetë të rrymës devijuese, shprehje kjo që e përdorin besnikët e ajatollahut Ali Hamnei duke përshkruar Ahmadinexhadin dhe ithtarët e tij. Ata akuzojnë qeverinë e Ahmadinexhadit se përpiqet të dobësojë parimet islamike iraniane. Ata e kanë akuzuar presidentin se ka ndërmend të vendosë në pushtet njërin prej bashkëpunëtorëve  më të ngushtë të tij, pas skadimit të mandatit të kreut të shtetit./koha/kohaislame

Artikulli paraprakThekse islamofobike të orientalizmit bashkëkohor
Artikulli vijuesNumri i refugjatëve sirianë mund të trefishohet