6. Të humba?

Të humba?

Kaloj një javë që i dham fund lidhjes tonë, dhe sonte i mallkuari më ngacmon, e di se është nga ai kjo mërzi ngase logjika e shëndoshë Islame duhet të më bëj krenarë për këtë vendim megjithatë jam shum i mërzitur…

Të humba bukuroshe 
Të humba e dashur 
Të humba zemër 
Të humba shpirt …Tek sa loti del nga syri unë i kujtoj çastet e bukura me bukuroshen time… I Mallkuari më thotë: Pse veprove ashtu? E humbe përgjithmonë, shum gabove..! Zgjohem në këmbë, dal jasht shikoj hënën e plotë bukuroshe..! Nesër do të agjëroj, e kujtoj Xhenetin, e kujtoj Hyrinë – Megjithatë nuk humba asgjë! Kur jemi te humbja këto dit lexoja për fundin e Muslimanëve të Andaluzisë dhe kur delegati i krishterë pyet një Musliman të ri: Pse po qanë? e ai ja kthen: Po qajë ngase jam nda nga e dashura! Dhe delegati i krishterë kthehet dhe u tregon priftave se ka lajme të mira nga Andaluzia “Po ju vjen fundi dhe humbja Muslimanëve pasi paskan filluar të qajnë për gra”! Ki kujtim i ktij tregimi më dha forcë për ta falë Vitrin dhe të flej se përndryshe do të vuajsha deri në mëngjes!

(Vazhdon)

Artikulli paraprak5. Do të flas për Allah dhe Xhamija deri në frymën e fundit!
Artikulli vijuesOKB: KS do të mbajë mbledhje urgjente për situatën në Jemen