Shpend Kursani për Xhavit Halitin: "Lodhe kryt pak bre shoq"

Ekziston një rrjet i tërë njerëzish që janë në të gjitha institucionet e Kosovës dhe strukturat e PDK-së, të cilat menaxhohen nga SHIK-u, raporton KTV
 
Para pak ditësh Bajram Rexhepi ka lëshuar një mori akuzash për SHIK-un dhe institucionet e Kosovës duke thënë: 

“SHIK-u e ka fuqizuar pozicionin e tij, është krijuar përshtypja dhe ka edhe të vërteta që gati në çdo ndërmarrje publike ndikimi i tyre është i madh, si në PTK, Trepçë. Pra ndikimi i SHIK-ut i strukturave të tyre dhe jo vetëm këtu por edhe në Ujësjellësin regjional dhe në shumë ndërmarrje të tjera dhe është krijuar përshtypja se pa përkrahjen e tyre njerëzit as që mund të punësohen dhe mendohet se edhe në RTK-ë kanë ndikim. Dhe në këtë situatë nuk vijnë në shprehje vlerat, nuk vijnë në shprehje vlerat. Realisht unë them dhe mendimi im është, unë isha e gëzuar kur e patën shpallur shpërbërjen sepse pata menduar se profesionistet do ti kthehen profesioneve të tyre për të dhënë kontributin, por ndodhi e kundërta janë futë në institucione dhe në parti e janë fuqizuar dhe me një veprim gjysmë legal, jo legal por gjysmë legal dhe tash janë legalizuar plotësisht ai rrjet është shtruar i bashkëpunimit dhe shumë të tjerë që u kanë ndihmuar qoftë në punësim apo përkrahje dhe ky fuqizim shumë i madhe edhe në parti edhe në institucione nuk ma merr mendja që sjell diçka pozitive”.
 
Pas këtyre akuzave, Bajram Rexhepin e ka kundërshtuar Xhavit Haliti i cili ka thënë se nuk është dashur të flitet ngase sipas tij të gjithë kemi qenë bashkë, “Ai me ata njerëz ka qenë bashkë”, ishin fjalët e tij.
 
Ndërsa për qëndrimin e Xhavit Halitit, analisti i mirënjohur Shpend Kursani ka dhënë opinionin e tij në rrjetin social Facebook.
 
“Xhavit Haliti po thote qe Bajram Rexhepi nuk po bojka me e shajte SHIK-un sepse vete paska qene pjese e tij. E cka me bo bre Xhavit qe edhe une kom lujte e kom qene per klubin basketbollistik “Eksluzivin”. A nuk po bojka sot me e perkrahe “Prishtinen” a “Trepcen”? Cka u murr vesh kjo far pune e perkitjeve historike. E tash ti a ki me akuzu edhe Kryeministrin (partnerin qeverises) tend qe paska qene komunist? Dmth, sipas Xhavitit, Isa Mustafa perjetesisht paska desht me qene komunist? Broqkulla logjike t’papara ne dynja, shume t’para ne kete vend te vogel t’dynjase. Lodhe kryt pak bre shoq, mos e perdor veq me qu te berberi, po lodhe ate send pak”./kohaislame
Artikulli paraprakObama dënon komentet e Netanyahut për Palestinën
Artikulli vijuesTadiq thotë se Daçiqi deshi të niste luftë me Kosovën