Vidhet posta në qendër të Mitrovicës

Mbrëmë në mesnatë, në Postën qendrore të Mitrovicës e cila ndodhet, në qendër të qytetit ka ndodhur një vjedhje.

Drejtoria rajonale e policisë në Mitrovicë ka konfirmuar lajmin e vjedhjes në postën qendrore në Mitrovicë.

“Mbrëmë ka ndodhur një vjedhje në postën qendrore të PTK-së, por ende nuk dihet vlera e saktë e vjedhjeve”, ka konfirmuar për veriu.info, zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Në bazë të hetimeve të deritanishme, Zahiti ka thënë se dyshohet se janë vjedhur kartela mbushëse të VALA-së.

Zahiti, ka konfirmuar se lidhur me këtë vjedhje janë intervistuar disa persona, por që deri më tani nuk ka të arrestuar.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se vjedhja është në vlerë prej mijëra euro. Kujtojmë se në fillim të këtij muaji është plaçkitur edhe Posta në Vushtrri. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprak“Office Online” do të zëvendësojë së shpejti Word dhe Exel Web App
Artikulli vijues“Hallalli” hap dyert e prodhimeve nga Maqedonia në Irak