Drejtori i organizatës Humanitare saudiane për ndërtim të xhamive, Hamad Al Olayan ka sqaruar pse donatorët e këtij vendi në përgjithësi insistojnë në ndërtimin e xhamive të vogla kur japin para për këto qëllime.
Ai tha se një gjë e tillë ndodh për shkak se koha e ndërtimit dhe harxhimet janë shumë më të vogla se sa tek ndërtimi i xhamive të mëdha, shkruan Arabnews.com
Përveç kësaj, Olayan tha se, nevoja e madhe për xhami në disa pjesë të botës bën që xhamitë të ndërtohen sa më parë, dhe kjo është një nga arsyet pse donatorët insistojnë në ndërtimin e xhamive të vogla.
“Modeli i ndërtimit të xhamive që përdoret në Saudi u ka pëlqyer edhe shumë njerëzve tjerë. Kjo është për shkak të thjeshtësisë dhe bukurisë”, ka thënë Al-Olayan.