Veterani i UÇK-së dhe ai i Ditës së Gjykimit

Në luftën e Kosovës shumë trima ju bashkuan radhëve të UÇK-së të cilët me marrjen e vendimit për veshjen e rrobave të ushtrisë në fakt kishin marrë vendimin për të vdekur.
Kështu vazhduan përpjekjen për këtë vend derisa u lirua Kosova dhe u shpall pavarësia e shtetit.
 
Elhamdulilah…
 
Gjatë asaj kohe lufte shumë njerëz ikën nga vendi, e lëshuan vatanin dhe u larguan brenda apo jashtë Kosovës. Disa me arsye e disa pa arsye. Pati të tillë që e konsideronin fat të mirë dhe shans ideale ikjen prej ballafaqimit me armiku.
 
Nejse, ndodhi çka ndodhi tash u kry…
 
Në vitet e pasluftës pati aso shqiptarë që edhe kritikuan por edhe gjenin gabime apo fajësonin UÇK-në për shumë gjëra. Zakonisht fjalët e shumicës ishin thjesht inat personal, urrejtje, arsyetim i frikës së tyre, arsyetim i ikjes nga mbrojtja e vatanit etj. Duke mos harruar se ndoshta aty këtu ndonjëri mund të kishte të drejtë sepse ishte normale që dikush nga ushtarët edhe të gabojë.
 
Sot:
 
Sot me daljen e statusit të Veteranit të UÇK-së shumë nga ata që nuk kishin marrë pjesë në luftë dëshironin të kishin qenë dikur pjestarë të kësaj ushtrie ose së paku me dallavere të arrinin deri tek ky status.
 
Pse?
 
Sepse flitet se do të kenë përfitime, përparësi apo së paku respekt të veçantë nga të tjerët. Prandaj të gjithë e kanë zili një status të tillë. Por jo të gjithë dikur ishin të gatshëm për të.
 
DITA E GJYKIMIT:
 
E njejta situat është me besimtarët që sakrifikojnë dhe lodhen për hir të Zotit në këtë botë ku do të kenë status të veçantë në ditën e Gjykimit.
 
Sot disa njerëz përtojnë adhurimin, i ikin praktikimit të fesë sepse frikësohen nga të tjerët, nga sprovat, fjalët e njerëzve, nga armiqt, etj. kështu preferojnë ikjen nga ky ballafaqim, ashtu si ikën dikur nga ballafaqimi me armikun “shkja” shumë njerëz por që sot për hir të një statusi janë shumë pishman. Pishman në ditë të Gjykimit do të jenë edhe ata që ikin nga feja për shkak të frikës dhe problemeve që ata mendojnë se do t’i kenë sot.
 
Do të vjen Dita kur besimtarët që janë ballafaquar me probleme do të kenë status të veçantë në Kijamet i cili është me miliona herë më i mirë se ai i veteranit dhe të merren lakmi nga masa e gjërë.
 
Prandaj nga rasti i veteranëve të UÇK-së secili nga ne duhet të marrë mësim për tu bërë Veteran i Islamit titull që do ta merr nga Allahu në Ditën e Gjykimit.
 
—-
Lulzim MEHMET Susuri
Artikulli paraprakAfrika Qendrore: Rihapen 10 xhami, muslimanët kthehen në shtëpitë e tyre
Artikulli vijues  Gjermania ia hap dyert Bankës Islame