PSE NUK KA PATUR NJË MBRETËRI SHQIPTARE?

0
451

Shpesh herë themi në histori se osmanët nuk na lanë të bëjmë shtetin tonë..

Por historia na tregon diçka tjetër..
Osmanët na lejuan të udhëheqim një Perandori të madhe, ku i garantuam vetes edhe fuqinë rjonale por edhe atë federale në Perandori..

Por është e vërtetë se shqiptarët nuk janë lejuar të kenë mbretërinë apo shtetin e tyre.
Por ata që i ndaluan ishin europianët e mesjetës, sllavët dhe bizantinët madje dhe bullgarët.

SHTROJ PYETJE NATYRSHËM..

1. A nuk ishte Skënderbeu lideri shqiptar që arriti të bashkonte Principatat Shqiptare në luftën kundër Osmanëve?
2. Pse Skënderbeu nuk shpalli mbretërinë shqiptare?
3. Çfarë i pengonte shqiptarët e mesjetës të kishin mbretin e vet? Serbët e kishin, malazezët po ashtu. Po ne shqiptarët pse jo?

Unë mendoj se krejt princat shqiptarë përfshirë edhe Skënderbeun kanë qenë vasalë të mbretërisë serbe ose të Venedikasve dhe Papatit.
Që të fitonin përkrahjen e tyre nuk duhej të cënohej vasaliteti që kishin ndaj tyre.
Ata(sllavët e venedikasit dhe Vatikani) kurrë nuk lejuan që ne të kemi shtetin tonë. Sepse atyre nuk u interesonte nje Arbëri e Fortë e madhe dhe e bashkuar.
Pra u duhej një Arbëri pa porta hyrëse dhe pa një zot shtëpie. Por me shumë gjela që këndonin në baçen e vet.. Realitet ky i ngjashëm me politikën e sotme panshqiptare..

ARBËRIA E MADHE ishte bllokim për Serbinë dhe Bullgarinë..
Por ishte edhe kokëdhimbje për matrapazët venedikas të cilët bënin flirt me bizantin dhe me sllavët.
Siç bëhet sot me trafikun e Hashashit..

Andaj kur e shikojmë çështjen me thellësi del se vetëm OSMANËT e bënë Arbërinë të fuqishme dhe arbëreshët liderë perandorakë.
Vetëm në kohën Osmane Shqipëria kishte trojet Ilire. Katër vilajetet shqipëtare kishin paprekshmërinë e vet federale. Sllavët nuk guxonin madje as me fjalë ta cënonin kufirin. Mbretëria Sllave ishte e izoluar dhe as nuk ëndërronte ta prishte muhabetin me shqiptarët sepse e dinin pozitën e tyre në Perandori..

Eduart Hekuran Thartori