Gjermania ia hap dyert Bankës Islame

 
 
 
 
Gjermania pritet te jap licensen per hapjen e bankes se pare islame ne vend, duke u mundesuar keshtu muslimaneve te investojne paratë e tyre duke respektuar parimet e tyre fetare.
“Tregu jone ka deshmuar se me shume se 20 perqind e muslimaneve ne kete vend e shohin banken islamike si nje banke te domosdoshme per familjen e tyre” thote Kemal Ozan, drejtor menagjues i bankes islame ne Turqi Kuveyt Turk Bank AG. 
Ozan shtoi se Kuveyt Turk shprseon te fitoj besimin e konsumatoreve potencial ne Gjermani, vecanerisht ne mesin e kater milion myslimaneve qe jetojne ne kete vend. 
Banka e re do te quhet KT Bank AG, dhe do te kete bazen e saj ne Frankfurt. Kjo banke synon ti plotesoj nevojat e komunitetit musliman ne Gjermani, i cili eshte komuniteti i dyte me i madh mysliman ne Evrope.
Shume prej tyre jane me prejardhje turke, ndersa pjesa tjeter me prejardhje boshnjake apo shqiptare. 
Kuveyt Turk, banka me e madhe islamike ne Turqi, aksionet e se ciles jane ne pronesi nga “Shtepia e Financave e Kuvajtit (62 %), ka vendosur nje dege te sherbimit financiar ne Mannheim te Gjermanise ne vitin 2010 dhe ka aplikuar per licence te plote bankare ne vitin 2012.
Ne ate kohe, kreditori tha se do te investonte kapital prej 45 milion eurosh ne degen gjermane te bankes.
Britania mbetet qendër e madhe financave islamike ne Evrope, por edhe Luksemburgu kohet e fundit ka shprehur interesin per pranine dhe operimin e ketyre bankave ne vendin e tij.
Gjatë viteve të fundit, Financat Islame kane fituar vemendje, por jo edhe një terren te mjaftueshem në Evropë.
Bankat islamike u ndihmojne myslimaneve te marrin hua pa pasur nevoje te brengosen per interesin, i cili ne fene islame eshte i ndaluar – haram. 
Bankat islame poashtu nuk huazojne apo investojne ne ckado qe njihet si e ndaluar e fene islame. /MSZH/ 
Artikulli paraprakVeterani i UÇK-së dhe ai i Ditës së Gjykimit
Artikulli vijuesFamiljarët e Pistës: Do t’i drejtohemi Gjykatës Speciale