Familjarët e Pistës: Do t’i drejtohemi Gjykatës Speciale

E dëshpëruar me hetimet e institucioneve vendasve familja e Elvis Pistës thotë se do të kërkojë drejtësi edhe nga Gjykata Speciale.

“Ende nuk ka asgjë konkrete. Shkojmë shpesh po pyesim por ende nuk ka ndonjë rezultat…vetëm thonë se hetimet vazhdojnë”, tha për RTV21 motra e Elvis Pistës, Beatrisa Pista-Demiri.
 
Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë thonë se ende nuk ka asnjë person të dyshuar për vrasjen e Elvis Pistës.
 
Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Shpresa Bakija thotë se janë marrë në pyetje më shumë se 100 dëshmitarë.
 
Në dhomën e Elvisit është djepi të cilin Beatrisa thotë se ai e kishte blerë për vajzën që do e sillte në jetë gruaja e tij.
 
Tani bashkëshortja së bashku me vajzën disa muajsh jetojnë tek prindërit e saj.
 
Si kujtim, djepi mbahet mbi shtratin e tij.
 
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Elvis Pista u vra në natën mes 14 dhe 15 qershorit me katër plumba pas shpine, derisa po dilte nga një restorant ku kremtoi ditëlindjen e gruas së tij. /kohaislame
Artikulli paraprak  Gjermania ia hap dyert Bankës Islame
Artikulli vijuesFrancë: Zgjedhjet lokale, kryesojnë konservatorët