Në një lagje të Prizrenit raportohet se tre të dyshuar të përfshirë në një konflikt, kanë përdorur edhe armët e ftohta, përkatësisht thikat.
Si pasojë e kësaj, njëri prej të dyshuarve të përfshirë në rast është goditur disa herë me thikë, me ç’rast edhe ka pësuar lëndime trupore, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar për arsye të pa njohura, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar, dhe njëri nga të dyshuarit e ka goditur me një mjetë të prehtë (thikë)”, njofton policia.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Tg/kohaislame