Shkeljet e të drejtave të njeriut nga Izraeli gjatë luftës së Gazës në vitin 2014 ishin aq të rënda saqë ato duhet të konsiderohen krime kundër njerëzimit, deklaruan sot vendet arabe në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Gjenevë.
Sipas raporteve të një komisioni të OKB-së, në luftimet mes grupeve të armatosura palestineze dhe ushtrisë izraelite u vranë 2 230 palestinezë dhe mbi 70 izraelitë, vetëm gjatë muajve korrik-gusht 2014.
“Ne nuk mund t’i shohim këto shifra vetëm si dëm kolateral”, deklaroi i dërguari i Bahreinit, Yusuf Abdulkerim Bucheeri, në emër tëgrupit të vendeve arabe.
Operacionet ushtarake izraelite shkelën ligjin ndërkombëtar dhe mund të konsiderohen krim kundër njerëzimit”, theksoi ai.
Krime kundër njerëzimit cilësohen sulmet e gjëra apo sistematike kundër popullsisë civile.
Izraeli nuk ka lejuar deri tani hetime në Gaza dhe në Bregun Perëndimor dhe sot nuk e mori fjalën në këtë këshill.
“SHBA nuk ka marrë pjes në këtë debat duke vazhduar politikën e saj të protestës kundër kryqëzimit të aleatit të saj”, tha një burim amerikan./zhurn/kohaislame