Avionët izraelitë bombardojnë në Siri

Është hedhur pretendimi se avionët ushtarakë të Izraelit kanë goditur Sirinë.

Avionët luftarakë izraelitë u njoftua se kanë goditur një qendër kërkimore ushtarake që gjendet në periferi të kryeqytetit Damask të Sirisë.

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, ndërkohë që kanë vënë në dukje se në kufi me Libanin është marrë në shënjestër një autokolonë, Kanali Televiziv i Sirisë ka hedhur pretendimin se në shënjestër ishte një qendër kërkimore ushtarake që gjendet në periferi të Damaskut.

Kanali Televiziv Shtetëror i Sirisë, lajmëroi se qendra kërkimore ushtarake që gjendet në zonën periferiferike Xhemraja të Damaskut, është goditur drejtpërsëdrejti nga kodrat Xhebel Sheik që ndodhen në veri.

Në qendrën në fjalë ishin duke u bërë punime të përforcimit të mbrojtjes dhe në incident kanë humbur jetën 2 punonjës si dhe janë plagosur 5 të tjerë.

Edhe ushtria e Sirisë, ka pohuar se avionët izraelitë kanë organizuar një sulm ajror brenda kufijve të Sirisë.

Kurse ushtria izraelite nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me këtë lajm.

Artikulli paraprakAksion i KFOR-it në veri
Artikulli vijuesPsikiatri Nidal Hasan, dënohet me vdekje