Kinë, ekzekutohen me vdekje tre ujgur

Një gjykatë kineze ka ekzekutuar dënimin me vdekje ndaj tre pjesëtarëve të komunitetit etnik ujgurë. Ata ishin akuzuar për përfshirje në sulmin terrorist në stacionin hekurudhor në qytetin kinez Kunming, ku në mars të vitit të kaluar u vranë 31 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Gjykata në Kunming ka deklaruar se prokuroria e provincës Yunnan ka konfirmuar dënimet me vdekje të dhëna në shtator të vitit të kaluar dhe se ata janë të plotfuqishme. Ekzekutimi me vdekje u realizua mbi të dënuarit mbi akuzat e organizimit të sulmeve dhe vrasjeve të shumëfishta dhe janë ekzekutuar Iskender Ehet, Turgun Tohtunyaz dhe Hasan Muhammed, ndërsa i akuzuari i katërt, Patigul Tohti është në vuajtje të dënimit të përjetshëm.
 
Akuza thote se grupi i armatosur me thika, në mars të vitit të kaluar kryejne sulm në stacionin hekurudhor në Kunming, kryeqyteti i provincës jugore kineze të Yunnan. Nga sulmi mbetën të vrarë 31 persona dhe u plagosën 141 të tjerë. Autoritetet kineze këtë akt karakterizuan si sulm terrorist.
Artikulli paraprakDuhanpirësit më të rrezikuar nga depresioni
Artikulli vijuesProbleme me Çajnikët dhe Makineritë e Çajit