Sulm në Bagdad, 13 pelegrinë shiitë të vrarë

Një bombë që ishte vendosur në një veturë të parkuar në Bagdad ka vrarë sot 13 pelegrinë shiitë, të cilët po shënonin përvjetorin e vdekjes së një imami të respektuar, njofton REL.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi në lagjen Saydiyah të Bagdadit, por ai i ngjante shumë sulmeve që së fundmi ka ndërmarrë grupi ekstremist Shteti Islamik.

Dhjetëra mijëra besimtarë shiitë e kanë kaluar në këmbë këtë javë rrugën që çon në lagjen veriore të Bagdadit, Kadhimiyah, ku është i varrosur imami i shekullit 8-të, Moussa al-Kadhim.

Forcat e sigurisë kanë bllokuar rrugë të rëndësishme në Bagdad, për t’i parandaluar sulmet kundër pelegrinëve të cilët tradicionalisht udhëtojnë në këmbë nga pjesë të ndryshme të Iranit.

Artikulli paraprakKleriku kryesor i Assadit: Civilët në Aleppo duhet të shfarosen
Artikulli vijuesBisedimet për Sirinë, Kerry shprehet optimist