Gormez: Do të punojmë kundër islamofobisë

Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez tha se “Në Evropë, Islami do të vazhdojë të zërë vendin e parë të rendit të ditës. Edhe në periudhën në vijim do të zhvillohen punime efektive kundër islamofobisë”.
 
Ai tha gjithashtu se Enti i Çështjeve Fetare, vitet e fundit është kthyer në një lëvizje mirësie globale dhe cilësia e shërbimit të Entit duhet strukturuar me këtë frymë. “Enti ka zbatuar shumë shërbime, si brenda ashtu edhe jashtë vendit” tha Gormez.
 
Ai theksoi se hapësira gjeografike myslimane, është duke kaluar procesin më të vështirë të historisë she shtoi: “Së pari ne duhet të përforcojmë gjithmonë unitetit dhe vëllazërinë dhe hapat duhet ti hedhim sipas këtij uniteti”.
 
Ai tërhoqi vëmendjen se pa u përmirësuar njeriu, nuk mund të përmirësohet rruzulli tokësor.
Gormez tha: “Të gjitha luftërat, shkatërrimet bëhen në emër të shpënies së lirive dhe demokracive në një vend tjetër”.
Artikulli paraprak16 VJET NGA FILLIMI I BOMBARDIMEVE TË NATO-SË KUNDËR SERBISË
Artikulli vijuesJemeni kërkon ndërhyrje ushtarake nga shtetet e Gjirit Arab