Studim: Si ndikojnë emocionet e caktuara në trupin tonë

Një grup i inxhinierëve bio-mjekësorë nga Universiteti Aalto, kanë bërë një hulumtim me 700 vullnetarë nga Finlanda, Suedia dhe Tajvani për të realizuar një pasqyrë të ndjesive trupore të njeriut të lidhura me emocione të caktuara.

Pjesëmarrësit ishin të ekspozuar ndaj një sërë videosh emocionale, fotografish dhe tregimesh që shkaktojnë emocione të veçanta. Atyre iu kërkua që të tregojnë se në cilën pjesë të trupit të tyre, të pasqyruar në mënyrë kompjuterike, kanë ndjerë ndonjë rritje / ulje të aktivitetit trupor.

Rezultatet tregojnë se lumturia dhe depresioni, siç pritet, janë gjendjet emocionale më  kontraverse – dashuria është ndjenja që më së shumti rrit aktivitetin trupor, ndërsa depresioni është ndjenja që më së shumti e ul atë. Emocionet që më së paku aktivizojnë pjesën e kokës janë trishtimi, indiferenca dhe depresioni. Emocionet e tilla si dashuria, zemërimi, lumturia dhe krenaria aktivizojnë krahët, ndërsa zona e gjoksit aktivizohet përderisa përjeton shumicën e emocioneve, përveç emocionet neutrale dhe gjendjen e depresionit.

emocion

Shënim: ngjyrat e ngrohta tregojnë rajonet me ndjenja të rritura, ndërsa zonat e katërta dhe të zeza tregojnë zonat me ndjenja të zvogëluara.

 

/Burimi: Germa/Proceedings of the National Academy of Sciences/

Artikulli paraprakAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ndarë çmimet vjetore në gazetari.
Artikulli vijuesQeveria ia falë borxhet kosovarëve deri në vitin 2008