Vlorë, pranga 50-vjeçarit që dhunoi ish-bashkëshorten

Një 50-vjeçar nga qyteti i Vlorës është arrestuar nga policia lokale mbrëmjen e së martës, pasi akuzohej se kishte ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. 
 
Burime zyrtare të policisë thanë se, shtetasi Alfred Aliaj, banues në lagjen “Isa Boletini”, përndiqte ish-gruan e tij 46-vjeçare, me inicialet R.A. dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.
 
50-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprave penale “dhunë në familje” dhe “përndjekje”, bëri të ditur policia, sipas së cilës, ndjekja e mëtejshme penale do të vijohet nga prokuroria./Top-Channel
 
Artikulli paraprakTurqi: Grabit bankën për shëruar fëmijën e tij!
Artikulli vijuesFacebook lancon “On This Day”