Turqi: Grabit bankën për shëruar fëmijën e tij!

Një burrë i armatosur me pistoletë mbrëmë ka mbajtur peng shtatë nëpunës bankar në një bankë në provincën lindore turke Van, njoftoi botimi elektronik i gazetës “Sabah”.

Sipas gazetës, gjatë mbrëmjes sulmuesi ka liruar tre pengje, mes të cilëve edhe një grua shtatzënë.
Burimet policore kumtuan se për lirimin e pengjeve, rrëmbyesi ka kërkuar t’i jepen 500.000 lira turke (rreth 195.000 dollarë amerikanë) dhe t’i sigurohet helikopter për arratisje.

Guvernatori i provincës Van, Ibrahim Tashjapan deklaroi se sulmuesi është vendosur në këtë pasi i nevojiten para për ta shëruar fëmijën e tij të sëmurë.
“Sabah” njofton se policia i vazhdon negociatat me rrëmbyesin me qëllim që ta bind t’i lirojë pengjet.

Artikulli paraprakGjendet e dëmtuar kutia e zezë e avionit të rrëzuar
Artikulli vijuesVlorë, pranga 50-vjeçarit që dhunoi ish-bashkëshorten