Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të rregullt, në të cilët deputetët do të shqyrtojnë disa projektligje e raporte.
Në seancën e sotme Kuvendi pritet që të zgjedhë Avokatin e Popullit, do të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar të AAK-së për formimin e Komisionit hetimor parlamentar, dhe do të debatojë për Radiotelevizionin e Kosovës.
Njëherësh, sipas rendit të ditës, do të shqyrtohet rekomandimi i Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Deputetët do të merren edhe me Raportin e auditimit të sistemeve të prokurimit në sektorin shëndetësor, dhe po ashtu do të shqyrtojnë disa projektligje.kohaislame